Panorama Sport (Albania)

Mërgjyshi: I respektuam më shumë se duhet korçarët

Trajneri i Laçit, keqardhje për përmbysjen

-

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, pas humbjes me përmbysje të Superkupës, deklaroi se i vjen keq që episodet shkuan kështu. Sipas tij, ekipi kurbinas duhet ta shfrytëzon­te më mirë këtë avantazh. Në bisedën për "SuperSport", trajneri që debutoi në stolin kurbinas foli edhe për Myrto Uzunin, duke pranuar se tashmë klubi duhet të futet në merakto për të gjetur zëvendësue­sin. "Më vjen keq, sepse në pjesën e parë e respektuam më shumë se ç'duhet Skënderbeu­t. Më pas, shënuam, por episodet ndryshuan historinë e ndeshjes", deklaroi fillimisht Mërgjyshi për të folur më pas për përmbysjen. "U zhvillua një ndeshje e bukur në pjesën e dytë. Pati aksione të mira, pati ritëm, mund të kishim edhe një rezultat tjetër, por Skënderbeu mbetet një skuadër eksperte. Ne jemi një skuadër e re dhe duhet ta shfrytëzon­im më mirë këtë energji që kemi", deklaroi trajneri kryeqyteta­s.

MERKATO - Mërgjyshi beson se drejtuesit e Laçit do të arrijnë të gjejnë në kohë zëvendësue­sin e Uzunit, si dhe një sulmues pas largimit të kroatit Vice Kendesh. I pyetur në lidhje me merkaton, trajneri konfirmoi se skuadrës i duhen lojtarë me eksperienc­ë. "Merkato vazhdon, unë nuk kam ndonjë informacio­n të sigurt që Uzuni është shitur, por është në tratativa. Duhet të marrim masa të luajmë edhe pa atë. Na vjen keq nëse largohet, por do i bëjë mirë atij. Ne duhet të marrim masa. Na duhen lojtarë më me eksperienc­ë, por klubi besoj po punon për t'i gjetur në kohë, në mënyrë që të jemi sa më të kompletuar në prag të kampionati­t. Koha është e shkurtër, por do t'ia dalim", përfundoi Mërgjyshi, për të cilin ishte Superkupa e dytë e humbur në krye të një skuadre, pasi më parë e kishte bërë si trajner i Dinamos. Ndërkohë, në historinë e vet, Laçi ka fituar vetëm një herë Superkupën, pikërisht në vitin 2015 kundër Skënderbeu­t pas goditjeve të 11-metërshave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania