Panorama Sport (Albania)

Shehi e nis me trofe: Skënderbeu s’vdes kollaj

“Nga fusha në stol, ndihmësit që kam ma bëjnë të thjeshtë”

-

Më 27 maj ishte në fushë si portier i Skënderbeu­t dhe arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë duke qenë njëkohësis­ht kapiten i ekipit. Pas dy muajsh, Orges Shehi rigjen Laçin, por këtë herë e mund si trajner i korçarëve. Një debutim si në ëndërr për durrsakun, që nisi një karrierë, të cilën do ta dëshironin të gjithë në moshën e tij. Trofeu i parë në ndeshjen e parë zyrtare, më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë për 40vjeçarin. Teksa po intervisto­hej nga "SuperSport", u emocionua pasi tifozët korçarë po thërrisnin në kor emrin e tij.

E nisni sezonin me trofe dhe, mbi të gjitha, me moralin e ngritur në prag të kampionati­t...

Sigurisht, sepse të gjithë ne e kishim vlerësuar shumë këtë ndeshje. Më vjen mirë që arritëm ta mbyllnim me fitore. E kemi thënë që është trofe dhe duhet t'i bënim hyzmetin. E nisim aty ku e lamë. Pasi fituam titullin, e mbyllëm me Kupën dhe tashmë e nisim me Superkupën. Çunat treguan edhe një herë që Skënderbeu nuk vdes kollaj. Jam shumë i gëzuar për këtë sukses, që mendoj se e merituam.

Ishte debutim për ju në stol,

si e përgatitët këtë ndeshje të parë, patët ndonjë vështirësi që mund të na i thoni?

Sigurisht që vështirësi ka. Të mos harrojmë që para dy muajsh isha në fushë. Jam një trajner i ri dhe kam shumë rrugë për të bërë, por falë ndihmësve të mi, që ma bëjnë shumë më të thjeshtë, arritëm ta menaxhonim

si duhet këtë ndeshje.

Mund të jetë Bregu mrekullia e kësaj skuadre?

Dejvi është një vlerë e shtuar e jona. Ka kualitet dhe besojmë shumë tek ai. E kemi mirëpritur dhe ai e gjen veten shumë mirë te ne. Shpresoj të japë atë që ka dhënë edhe në ekipet ku ka qenë.

Skënderbeu në këtë moment është një skuadër e re, sepse shumë lojtarë kanë pak minuta në këmbë. Gjithsesi, unë besoj shumë tek ata dhe gradualish­t do të jemi aty ku duhet. Do marrin besimin për të ecur përpara, duke përballuar në mënyrën më të mirë sezonin e gjatë që na pret.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania