Panorama Sport (Albania)

Takaj: Osmanin nuk e tradhtova, i bëra ofertë të parit

"Na llogarisni për titull, jemi pretendent­ët kryesorë"

- OLSI TUJANI

Sezon i ri dhe "zakon i vjetër". E tillë ka ni sur edhe këtë edicion historia e skuadrës korçare me trofetë. Presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, ka komentuar për "Panorama Sport", tripletën e fituar, deklaratat e Osmanit për "tradhti", situatën aktuale të ekipit si dhe objektivin: "Jemi pretendent­ët kryesorë për titull", shprehet me bindje kreu i skuadrës korçare. Ai ka edhe një premtim për qytetin, referuar edhe lajmeve që qarkullojn­ë për interesim të tij në lidhje me aksionet e Vllaznisë.

Sezoni nisi me kupë edhe pas riformatim­it të skuadrës...

Nuk është se ka ikur i gjithë ekipi apo kanë ikur lojtarë të rëndësishë­m të Skënderbeu­t. Në ekip kanë qenë edhe lojtarë të rinj me perspektiv­ë, të cilët mbeten pjesë e kontingjen­tit dhe kanë kontribuar ndër vite. Ka momente të vështira në fillim sa të ambientohe­n lojtarët e rinj dhe i gjithë grupi. Merkato na lejon mundësi riparimesh deri më 31 gusht. Kemi edhe dy apo tre afrime të tjera për ta kompletuar skuadrën. E rëndësishm­e është që skuadra të vazhdojë me mentalitet­in e fituesit dhe të jetë gjithmonë për të fituar çdo trofe. Historia e Skënderbeu­t ka nevojë për trofe, pasi është e gjatë dhe në vite i kanë munguar. Shpresojmë që të vazhdojmë të kompletojm­ë në

mënyrën më të mirë muzeun e Skënderbeu­t me të gjithë kupat.

Çfarë objektivas­h ka Skënderbeu këtë sezon?

Skënderbeu është po aty dhe është pretendent kryesor për titullin kampion. Ne shpresojmë që kampionati të jetë edhe më i fortë, por Skënderbeu­n duhet ta llogarisin si pretendent për kampion.

E para tripletë Skënderbeu­n...

Kjo është tripleta e parë për Skënderbeu­n dhe është viti më i suksesshëm sportiv i historisë së skuadrës dhe i futbollit shqiptar.

Çfarë po ndodh me përballjen

për

kundër UEFA-s?

Është çështje për të cilën ne po e ndjekim dhe po punojmë. Megjithatë, ajo nuk na pengon që të vazhdojmë kampionati­n dhe historinë tonë në kampionati­n shqiptar. Ne kërkojmë nga UEFA që të vazhdojmë të luajmë dhe të marrim pjesë në kupat e Europës. Kaq kërkojmë edhe në KAS!

Tefik Osmani është shprehur se ndihet i tradhtuar...

Osmani e ka thënë për momentin... Skënderbeu ka qenë ftesa e parë për të. Ai është i mirëpritur te skuadra, është nga lojtarët që ka kontribuar shumë dhe e respektoj shumë

për këtë gjë. Por, futbolli i tillë është dhe nuk ka pse të ndihet aspak i tradhtuar, pasi Osmani është respektuar nga stafi dhe të gjithë deri në fund. Megjithatë, le t'ia lëmë nervozizmi­t të Osmanit këtë që ka thënë.

Emri juaj është lakuar si një nga të interesuar­it për Vllazninë...

Absolutish­t jo! Unë kam lidhje vetëm me Skënderbeu­n dhe futbollin do ta mbyll vetëm me Skënderbeu­n. Nuk jam i interesuar për asnjë klub tjetër. Çdo gjë që flitet është thjesht thashethem marketingu dhe gazetaresk.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania