Panorama Sport (Albania)

Zbulohet Partizani i ri i Gegës

Belica, Asani dhe Bardhi humbasin terren, vetëm tri nga afrimet shikohen si titullarë

- ILIR CARA

Eneo Bitri, Riza Zhdrella, Henri Okebg vu, Ardit Hila, Rron Statovci, Rubin Hebaj dhe Emanuel Mensah janë afrimet që ka bërë deri tani Partizani në merkton e verës. Referuar këtij numri, të paktë janë ata që pritet të gjejnë vend menjëherë në formacioni­n e skuadrës së drejtuar nga trajneri Skënder Gega. Nga këto përforcime, më i sigurti për momentin për të qenë titullar është Ardit Hila, i cili ka plotësuar boshllëkun e krijuar nga ikja e ish- kapitenit Idriz Batha. Triangolar­ja e zhvilluar të shtunën në Durrës ka zbuluar pak a shumë edhe Partizanin e momentit të trajnerit Skënder Gega. Sipas teknikut të kuq, skuadra është thuajse gati për startin e sezonit të ri me Skënderbeu­n. Gjithsesi, Gega e pranoi se kanë ende shumë punë për të bërë, si dhe pret edhe diçka tjetër nga merkato.

NDRYSHIMET- Që nga fillimi i punës në krye të "demave" dhe deri më sot, Gega ka insistuar te lojtarët që ata të jenë sa më dinamikë në fushë dhe të shpejtë në qarkullimi­n e topit. Ishmbrojtë­si i të kuqve kërkon "gladiatorë" te Partizani, pra lojtarë që vrapojnë shumë dhe luftojnë nga fillimi deri në fund në të mirë të ekipit. Nisur nga kjo filozofi, karakteris­tikat e lojtarëve që ka në dispozicio­n

dhe gjendja e tyre, për momentin ndryshimet janë të prekshme në çdo repart. Porta do t'i besohet sërish Alban Hoxhës, por me një ndryshim nga edicioni i fundit, pasi "gardiani" do të jetë edhe kapiten i ekipit. Mbrojtja ka pësuar disa lëvizje. Ibrahimi

mbetet mbrojtës i djathtë dhe Lorenc Trashi tërhiqet majtas në prapavijë, ku në varësi të skemave të lojës do të alternohet me Kalarin. Atanda ka fituar sërish terrenin nën drejtimin e Gegës dhe së bashku me Gojkoviç mund të formojë dyshen e qendrës

duke spostuar në stol Belicën. Me sistemin 4-2-3-1, siç u luajt ndaj Lirisë në triangolar­e, Telushi dhe Hila pritet të bëjnë dyshen, por elbasanasi mund të alternohet edhe me Esat Malën, për të cilin trajneri ka menduar që ta spostojë te treshja e mesfushës në të djathtë. Alternativ­at në mesfushë janë të bollshme dhe referuar paraqitjes së fundit, gjasat janë që Progni dhe Mensah të jenë më të favorizuar se Bardhi dhe Asani. Pikë referuese në majë të sulmit shikohet Rubin Hebaj. Pak a shumë ky pritet të jetë edhe Partizani që do të startojë sezonin e ri në Superiore ndaj Skënderbeu­t. Por, Gega e ka sqaruar se nën drejtimin e tij nuk ka të pazëvendës­ueshëm, ndaj gjithçka mbetet relative dhe në fund do të vlerësohet kontributi javor në stërvitje i gjithsecil­it.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania