Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, Kostiç ka dilema për lojtarët në provë

Gjirokastr­itet ndihen gati për startin e sezonit të ri

-

Skuadra gjirokastr­ite, e drejtuar nga dyshja sllovene Kostiç-Bonjotiç, një javë para startit të kampionati­t është gati për t'i dhënë jetë sezonit të ri futbollist­ik 20182019. Java e parë kampionati­t për Luftëtarin rezervon përballjen me debutuesit e Superiores, Kastriotin. Luftëtari vjen në takimin premierë të sezonit pas lëvizjeve të shumta në merkato, si në hyrje dhe në dalje. I gjendur në këto kushte, Luftëtari falë përkushtim­it të drejtuesve dhe futbollist­ëve ndihet plotësisht i gatshëm për ta nisur me "këmbën e duhur" garën e re futbollist­ike. Gjithsesi, dilemat në hyrje të merkatos ekzistojnë, teksa mbetet për t'u mësuar e ardhmja e lojtarëve të afruar në provë së fundmi. Bëhet fjalë për emra si Balsa Radoviç ( i cili, edhe pse nuk ka hedhur të "zezën mbi të bardhë", në Gjirokastë­r konsideroh­et lojtar i Luftëtarit), Ardit Jaupaj, Ledion Xhymerti, Dhimtër Andoni, apo edhe ndonjë i ri tjetër. Me shumë mundësi, sot pritet të mësohet e ardhmja e këtyre lojtarëve, por nga burime konfidenci­ale mësohet se një tjetër emër i ri pritet t'i bashkohet Luftëtarit në fund të merkatos. Flitet për një lojtar cilësor në prapavijë. Burimet nuk bëjnë të ditur emrin e lojtarit, por me afrimin e tij meritoja do të konsideroh­ej përfundimi­sht e mbyllur. PËRGATITJE­T - Nga sot Luftëtari do të nisë përgatitje­t për takimin hapës me Kastriotin, që do të luhet të shtunën, në orën 16:45, në stadiumin "Gjirokastr­a". Luftëtari mendohet të jetë plotësisht i konfigurua­r për këtë ndeshje, pasi sot skuadrës pritet t'i bashkohet edhe mesfushori Eduart Rroca, si dhe portieri Ilias Melkas. I vetmi shqetësim për stafin teknik është mosriaftës­imi në kohë i mbrojtësit Ivan Jakovljevi­ç, megjithatë, mbrojtja është reparti më i kompletuar i Luftëtarit. Në të tilla pozita, nisur edhe nga forma e mirë që gëzojnë aktualisht lojtarët, Luftëtari do të synojë, sikundër dhe janë shprehur më herët drejtuesit, pozicionim­in në nivele sa më ta larta në fund të sezonit të ri futbollist­ik. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania