Panorama Sport (Albania)

Nga Xhafaj te Stoja, ja shqiptarët që lanë futbollin për "tokën e premtuar"

Vlonjati bën trajnerin, të tjerët kanë nisur një jetë larg "topit"

-

Të braktisësh futbollin për Amerikën. Ky "skenar" ka përndjekur jo pak shqiptarë. Dhe nuk flasim për lojtarë dosido, por për emra që i kanë dhënë shumë Kategorisë Superiore. Edhe pse në vendin tonë nuk i mungonte parajà apo fama (madje disa prej tyre kanë qenë edhe të superpagua­r në kohën e tyre më të mirë), këtu nuk u ndjenë kurrë të kompletuar. Ndaj vendosën që të largohen për një jetë më të mirë. Dhe "toka e premtuar" i përmbushi ëndrrat e tyre. Ndoshta atje pakkush mund t'i njohë, por në fund të fundit kanë fituar qetësinë mendore. Me kalimin e viteve harruan "topin" dhe prioritet u dhanë familjeve. Jo të gjithë kanë fatin që të vazhdojnë të luajnë, e megjithatë ky fakt nuk i mundon kur mendojnë që po sakrifikoj­në për të ardhmen e ndritur të fëmijëve të tyre. Në një hulumtim të "Panorama Sport" rezulton se veç Afrim Taku, që është zhvendosur së fundmi në SHBA, janë edhe disa të tjerë që janë zhvendosur prej kohësh përtej oqeanit. Sikundër rrëfen edhe vetë mesfushori, kokëfortës­ia e ndihmoi që të mos i varte "këpucët në gozhdë" kaq shpejt. Deri diku fati e ka ndjekur edhe Daniel Xhafajn. "Bomberi" vlonjat, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Flamurtari­t, Tiranës, Skënderbeu­t dhe Teutës, tashmë dijet e tij rreth sportit, po ua përcjell të rinjve. Është zyrtarisht një trajner futbolli dhe duket se ka gjetur veten. Pak kohë më parë u rikthye në Shqipëri për të mbyllur edhe kurset e UEFA-s dhe me licencat e marra, ka të drejtën që të ushtrojë profesioni­n e ri. Të dy jetojnë në Florida, një vend fatsjellës për futbollist­ët shqiptarë, derisa po u ecën kaq mirë. Një rrjedhë totalisht tjetër jete, për dy lezhjanët Robert Grizhaj me Erion Dushkun. Kush mund ta ketë harruar të parin, po ua kujtojmë që ka luajtur te Partizani, Kastrioti, por edhe në Ukrainë, ndërsa i dyti te Flamurtari, Tirana apo Kukësi. Në kohë të ndryshme lanë vendlindje­n dhe udhëtuan drejt Nju Jorkut, atje ku janë stabilizua­r me familjet e tyre. Me futbollin i kanë "larë duart", megjithatë hera-herës i bashkon ndonjë kalçeto. Në këtë listë është edhe Arbër Capa, ishmesfush­ori i Partizanit, i cili po bën gati 5 vite që është zhvenkësho­rten dosur gjithashtu në Nju Jork dhe merret me një zanat që nuk ka kurrfarë lidhje me pasionin e tij të hershëm. Edhe ai e ka harruar "topin", pasi që prej momentit që shkeli në Amerikë, nuk ka luajtur më. E njëjta histori vlen edhe për një tjetër ish-mesfushor, këtë herë i Luftëtarit. Nertil Stoja është spostuar në Boston, Masaçusets. Vetëm pak muaj ka luajtur në një ligë jo profesioni­ste, më pas e la. Dhe këta janë vetëm disa, pasi shumë të tjerë kanë marrë të njëjtin vendim si 6 lojtarët e përmendur më lart.

 ??  ?? Xhafaj me ekipin e tij në Florida
Xhafaj me ekipin e tij në Florida
 ??  ?? Dushku dhe Grizhaj, vite më parë në Uoll Strit
Dushku dhe Grizhaj, vite më parë në Uoll Strit
 ??  ?? Arbër Capa gjatë pushimeve të fundit
Arbër Capa gjatë pushimeve të fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania