Panorama Sport (Albania)

Gjici shkund stafin, ja situata e kontratave

Pas ndeshjes me Torpedon priten të tjera afrime dhe largime

- SKEDILAID SULOZEQI

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka zhvil luar dje një mbledhje me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi, si dhe trajnerin Cungu me stafin, të cilëve u ka kërkuar llogari për ndeshjen me Torpedon, që verilindor­ët e humbën me rezultatin e thellë 5-2. Kreu i klubit ka qenë mjaft i mërzitur dhe i zhgënjyer për rezultatin e thellë të pësuar në Tbilisi e për këtë arsye i ka kërkuar llogari stafit. Këta të fundit kanë dhënë shpjegimet e tyre teknike për çdo lojtar dhe secilin sektor dhe arsyet pse çaloi ekipi, si në lojë ashtu dhe në rezultat. Faji i është vënë mbrojtjes, sidomos krahut të djathtë të përfaqësua­r nga Hoxha, por kritika kanë marrë gjithë sektorët e tjerë. Presidenti Gjici ka shfaqur hapur zhgënjimin ndaj lojtarëve, por dhe nga stafi. Ndërkohë që janë sqaruar pozicionet e drejtorit Nexhipi dhe trajnerit Armando Cungu, ku të dy u bënë protagonis­të me deklaratat dhe kundërdekl­aratat e tyre. Trajneri shkodran pas ndeshjes kritikoi hapur lojtarët dhe vuri në dyshim profesiona­lizmin dhe cilësinë e tyre. Gjithashtu, shprehu dukshëm mospëlqimi­n për disa lojtarë të ardhur në merkaton e verës dhe nëse ekipi nuk do forcohej, ai do rishikonte pozicionin. Më pas ishte drejtori sportiv Nderim Nexhipi ai që theksoi se deklaratat e trajnerit Cungu ishin të nxituara dhe se ekipi i Kukësit është pretendent kryesor për titull. Më pas, palët ranë dakord dhe janë të kënaqur nga dy përforcime­t e reja, Ardian Cuculi dhe Omar Ture, por mbas përfundimi­t të sfidës me Torpedon, sido që të dalë ajo, do ndërhyjnë sërish në merkato. Stafi është justifikua­r gjithashtu me lodhjen dhe manovrat e vizave të gjeorgjian­ëve, ku ekipi u dëmtua direkt. Në mbledhje nuk kanë munguar dhe komentet pozitive, ku Haris Harba ka qenë në qendër te vëmendjes pas golit të shënuar. Në fund, presidenti Gjici ka kërkuar që në ekip të ketë harmoni dhe të punohet shumë, si dhe kërkoi me çdo kusht kualifikim­in ndaj gjeorgjian­ëve.

KONTRATAT

Sa i përket merkatos, pikat mbi "i" janë vendosur edhe për largimet, ku njëri mes Albi Allës dhe Rustem Hoxhës do largohet. Brenda javës njërit prej të dyve do t'i komunikohe­t largimi. Sa u përket largimeve, Sebino Plaku pas sfidës me Torpedon pritet të shpallë "divorcin" me verilindor­ët dhe Kamza është "prapa dere" për të marrë shërbimet e tij. Roxher Xhunior është futbollist­i tjetër që pritet të largohet, pasi ai nuk ka bindur me formën e tij. Ndërkohë, sa u përket rinovimeve, është zgjidhur çështja me Besar Musollin, i cili mendonte se i përfundont­e kontrata mbas Kupave të Europës, por sipas klubit, zv.kapiteni ka dhe një vit kontratë. Ky fakt ka surprizuar jo pak mesfushori­n kosovar, i cili është një nga shtyllat e ekipit. E njëjta gjë vlen dhe për Simon Rrumbullak­un, i cili ka pasur pretendime se i përfundont­e kontrata pas Kupave

të Europës, por dhe ai, sipas klubit, ka edhe një vit kontratë. Donjet Shkodra gjithashtu nuk ka pasur shumë hapësira, por kontrata e tij është dhe për vitin e ardhshëm. Shkodra është futbollist­i më i paguar i ekipit me 7 mijë euro në muaj. Mesfushori ka qenë titullar absolut në kohën kur drejtonte Peter Pakult, por me ardhjen e Cungut kuotat e tij në fushë janë zbehur, për shkak se minutazhi ka qenë mjaft i vogël, por potenciali i Shkodrës nuk vihet në dyshim. I vetmi që është pa kontratë është kapiteni Ylli Shameti, të cilit klubi i ka ofruar një kontratë të re, e para ndeshjes me Torpedon, me shumë gjasa, lideri i ekipit pritet që të pranojë ofertën e drejtuesve e të nënshkruaj­ë. Shameti shikohet si i pazëvendës­ueshëm në radhët e verilindor­ëve, ku së bashku me Cuculin do formojnë dyshen e qendrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania