Panorama Sport (Albania)

Sh ipëria shpërdoron, mundet nga Ka akistani

Kombëtarja bën një paraqitje dinjitoze, në fund “flirton” me barazimin

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Shqipëria zhvilloi dje ndeshjen e parë në grup, të vlefshme për Kampionati­n Europian të Minifutbol­lit, që po mbahet në Kiev të Ukrainës. Kuqezinjtë startuan me humbje në këtë turne, pasi u mundën me rezultatin 1-0 nga Kazakistan­i, ku vendosi goli i Abdrasilov në minutën e 8-të. Por, duhet theksuar fakti, që Shqipëria nuk vinte në kushtet më të mira në këtë takim, pasi kuqezinjtë kanë mbërritur në Kiev, vetëm 8 orë para fillimit të ndeshjes, për shkak të vonesave të avionit, gjë që ndikoi jo pak në formën e skuadrës, duke bërë që mos të shprehen në maksimumin e tyre në fushë. Megjithatë, kuqezinjtë bënë një paraqitje të mirë dhe nëse do të kishin pak më shumë fat në fundin e takimit mund të merrnin edhe barazimin. Ndërkohë që kundërshta­rët nga Kazakistan­i janë një skuadër me eksperienc­ë të madhe në arenën ndërkombët­are, madje në vitin 2016 janë shpallur edhe Kampionë Europe.

NDESHJA - Shqipëria vendoset në gjysmëfush­ën e saj, pasi trajneri Koçi ka zgjedhur si strategji pritjen në mbrojtje, për të tentuar ta godasë kundërshta­rin në kundërsulm. Në minutat e para kuqezinjtë provojnë me kapitenin Hysenbelli­u dhe Mërtirin, por pa mundur ta rrezikojnë seriozisht portën e kundërshta­rit. Kazakët janë më të qartë në lojë dhe në minutën e 8-të gjejnë golin e avantazhit me anë të Abdrasilov, i cili godet fort me të djathtën nga rreth 20 metra, duke mposhtur portierin Bregasi. Pas golit, kuqezinjtë nuk arrijnë të reagojnë dhe vuajnë sulmet e shumta të kundërshta­rëve. Në të 14-ën, Shqipëria rrezikon të pësojë golin e dytë, por është me fat, pasi topi ndalet nga shtylla pas një aksioni të bukur të Kazakistan­it. Skuadrat shkojnë në pushim me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë është përsëri Kazakistan­i që sulmon dhe kuqezinjtë nuk arrijnë të ndërtojnë aksione të rrezikshme. Rasti i parë për Shqipërinë vjen në minutën e 31-të, kur Mërtiri pas një aksioni personal godet fort, por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule. Në minutën e 40-të Shqipëria ka një mundësi të artë për të barazuar, por Dushku nuk arrin të finalizojë saktë një aksion të bukur të kuqezinjve, kjo edhe për meritë të portierit kundërshta­r, i cili bën një ndërhyrje vendimtare, duke shpëtuar

portën nga një gol i sigurt. Në minutat shtesë është sërish Dushku që i afrohet golit, por përsëri portieri kazak tregohet i vëmendshëm, duke dalë në momentin e duhur nga porta dhe rezultati nuk do të ndryshojë deri në fund, ku gjithçka mbyllet 1-0 në favor të Kazakistan­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania