Panorama Sport (Albania)

Gega, medalja sfumon për gj smë sekondi

Sportistja kuqezi regjistroi kohën 9 !"#$%, në &''' m(p

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Shqipëria e mbyll pa medalje Kampi onatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Gjermani. Pas garimit të Franko Burrajt në disiplinën e 400 metrave dhe Izmir Smajlat në kërcim së gjati ishte radha e atletes së mirënjohur, Luiza Gega. Sportistja kuqezi nuk mundi të përsërisë suksesin e Kampionati­t Europian të zhvilluar në Holandë, aty ku mori medaljen e argjendtë në vitin 2016. Në garën e 3000 metrave me pengesa Gega u rendit e

katërta, duke regjistrua­r kohën 9'24"78. Një rezultat i mirë që tregon qartë që Luiza vazhdon të mbetet një atlete e elitës europiane edhe pse vështirësi­të si në aspektin e infrastruk­turës apo në atë të suportit financiar, janë shumë të mëdha. Në stadiumin Olimpik të Berlinit,

atletja shqiptare tentoi deri në fund për të arritur podiumin, madje gjatë xhiros finale, u pa edhe një çalim i lehtë në vrapim dhe për 3 të dhjetat e sekondit të kapë zonën e medaljeve. Gara e 3000 metrave me pengesa u fitua nga gjermania Gesa-Feilicitas Krause me kohë 9'19"80,

e cila bëri garën më të mirë sezonale, duke arritur të marrë medaljen e artë në shtëpinë e saj. Në vendin e dytë u rendit zvicerania Fabien Shlumpf me kohë 9'22"29, e cila gjithashtu arriti të bëjë garën e saj më të mirë në këtë sezon. Podiumi u plotësua nga norvegjezj­a Karolinë Bjerkeli Grovdal me kohë 9'24"46, e cila për fare pak la pas atleten tonë. Ndërkohë që pjesa tjetër e atleteve e mbyllën garën shumë të shkëputura nga katërshja e parë. Gjithsesi, ky sezon mbetet shumë pozitiv për Luiza Gegën, e cila pak kohë më parë arriti të triumfojë në Lojërat Mesdhetare "Tarragona 2018", duke fituar medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa. Ndërkohë që një paraqitje shumë të mirë bëri edhe në "Diamond League" të zhvilluar në Romë gjatë muajit maj ku u rendit e nënta, duke thyer edhe rekordin kombëtar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania