Panorama Sport (Albania)

Alegri: Jemi të detyruar për të fituar Champions-in

Trajneri bardhezi, elozhe Bonuçit dhe Kristianos

-

"Bonuçin e pashë mjaft në formë dhe të kolauduar dhe nuk mund ta fsheh se është një lojtar me eksperienc­ë që na rrit bindshëm nivelin teknik të repartit të mbrojtjes. Ndërsa, për Ronaldon më kishin thënë që është një profesioni­st ekzemplar, por kurrsesi një futbollist nuk mund të fitojë më kot 5 'Topa të Artë' dhe këtë vazhdon e tregon çdo ditë". Masimilian­o Alegri është shumë i lumtur pas miqësores në familje, por në të njëjtën kohë nuk ka ndërmend që të fshihet dhe pranon hapur se sivjet Juventusi do të tentojë të fitojë me çdo kusht Ligën e Kampioneve, ndonëse pa harruar kurrsesi kampionati­n italian, Kupën dhe Superkupën e Italisë. Livornezit 51vjeçar nuk i mjafton më që të dominojë

vetëm në Gadishulli­n Apenin, por kërkon të zgjerojë pushimin e tij edhe në Europë dhe në botë. "Klubi e ka përmirësua­r shumë skuadrën e vitit të kaluar, por edhe sot (dje) gjërat janë marrë disi lehtë, ndonëse nga e shtuna e ardhshme, përballë Kievos në transfertë, gjithçka do të jetë më shumë se serioze. Nga fundjava tjetër do të na duhet të vrapojmë

me ritëm të plotë dhe të kërkojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund. E dimë që dominojmë në Itali me 7 tituj dhe 4 Kupa Italie radhazi, por të gjitha këto investime janë bërë për të arritur te Liga e Kampioneve dhe sivjet jemi të detyruar që ta tentojmë me çdo kusht atë dhe nuk do të kënaqemi vetëm me finalen. Goli i parë i Ronaldos? Ai është një goleador i lindur, por mbi të gjitha e vlerësoj sepse kërkon të jetë i pari edhe në kurimin e detajeve më të vogla, pasi janë pikërisht këto që të dërgojnë te suksesi. Edhe me bluzën tonë, mjaftuan 45 minuta për të konfirmuar se Juventusi ka blerë një lojtar universal që di të bëjë çdo gjë në fushën e lojës", përfundoi trajneri i bardhezinj­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania