Panorama Sport (Albania)

Ylli i Interit, Lautaro: Do shpërthej me Ikardin

“Mauro më ndihmon edhe jashtë fushe, ju shpjegoj supergolin”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

ush e di, nëse Diego Milito nga kolltuku i shtëpisë në Argjentinë e ka parë perlën e të "preferuari­t" të tij. E disata në këtë verë zikaltër, e cila është karakteriz­uar nga golat e Lautaro Martinezit. "Mbreti" i fundit i Champions- it me fanellën e Interit ishte i pari që e sponsorizo­i të transferoh­ej në Milano. Pikërisht ai, sekretari teknik i Rasingut. Në futbollin modern thuhet se diferencën përveç kualitetit e bën hapësira dhe koha në pasime. Dhe Lautaro ka treguar një mënyrë të jashtëzako­nshme për t'ju larguar kundërshta­rit. Mbi të gjitha një sens goli dhe një teknikë të lartë. Dakord, krosimi i Azamoah ishte perfekt, por mënyra si e goditi dhe koha që i gjeti topit ishte spektakola­re. Shënoi pikërisht aty, në "Vanda Metropolit­ano", i cili mund të ishte stadiumi i tij. Por, ai zgjodhi Interin dhe zikaltrit po i shijojnë performanc­at e tij. Deri tani, vera e Lautaro Martinezit ka qenë për notën 10, ashtu si numri që mban në shpinë.

I VEÇANTË - Ka 20-vjeçarë që duhet të rikthehen pas në kohë për të marrë përgjegjës­itë e jetës, pastaj ka edhe 20vjeçarë si Lautaro që vjen tek Interi me dëshirë dhe merr numrin 10. "Mos më quani Martinez. Ka shumë të tillë. Preferoj më mirë Lautaro. Dua të jem unik". Zgjodha Interin pavarësish­t se kisha oferta nga shumë skuadra të tjera, sepse këtu është një familje e madhe. Tani dua të jap gjithçka në fushën e lojës. Ky projekt më bindi dhe ishin skuadra e vetme që më kërkuan me forcë. Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe që kam këta shokë skuadre", ka thënë Lautaro.

ME IKARDIN - Për të "pushtuar" zemrat e tifozëve zikaltër nuk u desh shumë kohë. Mjaftojnë golat dhe sinjalet pozitive në ndeshjet e para. Madje ka treguar që mund të luajë edhe me Mauro Ikardin, i cili në fushën e lojës nuk është një tip shumë i lehtë. Por, Lautaro thotë se bashkë kuptohen mjaft mirë dhe do të shkëlqejnë në këtë sezon. "Ndihem mirë me Mauron, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së lojës. Është shumë i rëndësishë­m për mua dhe më ka ndihmuar nga dita në ditë. Jam shumë i lumtur për mënyrën se si po shkojnë gjërat", tregon sulmuesi argjentina­s për "Fox Sports".

SUPER GOLI - Lautaro vlerëson maksimalis­ht fazën

përgatitor­e që ka bërë skuadra, por shpjegon gjithashtu edhe golin fantastik kundër Atletikos së Madridit. "Kemi bërë një fazë shumë të mirë dhe cilësore. Fituam një miqësore ndaj Atletikos, që është një skuadër e fortë, me të cilën mund të përballemi në Champions. Goli? E ndoqa aksionin me vëmendje dhe shkova në shtyllën e dytë. Sepse pashë

Mauron, i cili po shkonte drejt shtyllës së parë dhe mori me vete mbrojtësit. Për fat unë u gjenda i vetëm dhe shpika atë gjë. Ishte mënyra e vetme për ta devijuar topin sepse ishte pak larg. Ia dola", sqaron "El Toro".

OBJEKTIVAT - Sulmuesi zikaltër thotë se tani i ka vënë vetes detyrën që të mësojë gjuhën italiane dhe të komunikojë

më lehtësisht me shokët e skuadrës. "Do të përpiqemi të punojmë sa më mirë për të arritur objektivat. Unë i vë vetes gjithmonë objektiva mbi mesatarë. Fillimisht dua të përshtatem sa më shpejt me futbollin italian dhe të mësoj gjuhën, në mënyrë që të komunikoj me shokët dhe trajnerin", përfundon Lautaro Martinez. Deri tani është në rrugën e duhur...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania