Panorama Sport (Albania)

Keita mbërrin në Milano, te zikaltrit po mendojnë... Rafinjën

Mesfushori do të kryejë vizitat mjekësore

-

Interi nuk i ka humbur ende shpresat për të transferua­r Luka Modriçin, por ka filluar të lëvizë në merkato edhe për lojtarë të tjerë. Për momentin ka arritur të mbyllë marrëveshj­en me Monakon për sulmuesin Keita Balde. Senegalezi do të transferoh­et në Milano si huazim (5 milionë euro) me të drejtë blerjeje ( 30 milionë euro). Në këtë marrëveshj­e mund të përfshihet edhe Antonio Kandreva, i cili tani e ka kuptuar që nuk është më në planet e Interit dhe në sezonin e ardhshëm do të ketë sa më pak vend. Mediat italiane bëjnë me dije se Keita Balde ka Skuadra e Atletikos së Madridit ka vendosur një klauzolë në kontratën e marrëveshj­es për transferim­in e mbrojtësit kroat Sime Vrsaliko tek Interi. Spanjollët do të përfitojnë 20 për qind të vlerës nga një shitje e mundshme e tij në një tjetër skuadër. Mbrojtësi i djathtë u transferua pas këmbëngulj­es për të luajtur me zikaltrit në sezonin e ri edhe për shkak të raportit me Perisiçin dhe Brozoviçin.

mbërritur në Milano ditën e djeshme, ndërsa sot do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë. Rafinja- Por, Piero Auzilio kërkon që të shmangë "dallgën" e dëshpërimi­t në radhët e tifozëve zikaltër në rast se nuk arrijnë marrëveshj­en me Realin për

Modriçin. Dhe si mund ta bëjë këtë? Duke afruar në skuadër një tjetër lojtar të dashur nga zikaltrit. Drejtori sportiv ka nisur bisedimet me Barcelonën për Rafinjën. Interi do të bëjë një tjetër tentativë në fundin e merkatos për mesfushori­n brazilian, i cili në pak muaj me fanellën

zikaltër arriti të dashurohej me ambientin. Eksperienc­a e tij ishte shumë pozitive, por Barcelona nuk bëri asnjë ulje në çmim dhe Interi nuk arriti ta blinte kartonin. Auzilio do të kërkojë ta transferoj­ë sërish si huazim për një vit me të drejtë blerjeje, por duke pasur mirëkuptim­in me Barcelonën

për një shifër jo shumë të lartë. Kërkesa e Barcelonës ishte 40 milionë euro, por Interi në fillimin e merkatos nuk nxitoi për të paguar një vlerë të tillë. Tani që zikaltrit po gjejnë vështirësi për të afruar Modriçin, mund të hedhin vështrimin nga ishmesfush­ori i tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania