Panorama Sport (Albania)

Perez-Modriç luftë nervash, fati i kroatit vendoset nga Superkupa

Luka do Interin, “Marca” i hedh benzinë zjarrit

-

Luka Modriç nuk dorëzohet asnjë centimetër. Por, edhe Florentino Perez gjithashtu. Kroati i Realit kërkon të luajë me Interin, por presidenti nuk dëshiron ta lërë të lirë mesfushori­n e tij. Takimi i parë nuk solli asnjë zhvillim edhe pse mediat spanjolle raportuan se Modriç vendosi të qëndronte në Madrid me një kontratë të re me rrogë më të lartë. Nga ana tjetër, në Itali këmbënguli­n se asgjë nuk është e mbyllur dhe Interi mund të shpresojë. SUPERKUPA - Sot do të kuptohet shumë për të ardhmen e Modriçit. Nëse do të grumbulloh­et nga trajneri Lopetegui për Superkupën e Europës kundër Atletikos, shanset për të shkuar tek Interi zbehen akoma më shumë. Madrilenët do të nisen sot drejt Estonisë. "Sky Sport" këmbëngul se Interi do ta presë Modriçin deri në ditën e fundit të merkatos, edhe pse e di që nuk është e lehtë që lojtari ta bindë Perezin.

SI ZËVENDËSUE­S - Por, ajo që i hedh akoma më shumë benzinë zjarrit në kampin madrilen është një shkrim i gazetës "Marca". Prestigjio­zja madrilene shkruan se nëse Modriç do të vendosë të qëndrojë është trajneri Lopetegui që ka detyrën e vështirë për t'i gjetur një vend si titullar. E thënë ndryshe? Modriç në këto momente konsideroh­et një rezervë luksi. Reali ka krijuar një formacion tip në këto ndeshje me Bejlin, Benzemanë dhe Asension në sulm. Në mesfushë pritet të luajnë Kasemiro, Kros dhe Isko. Këta 6 lojtarë janë "rivalët" e Modriçit dhe duhet që njëri prej tyre të ulet në stol për t'i bërë vend mesfushori­t kroat. Nga sondazhi i gazetës, tifozët kanë zgjedhur Benzemanë si lojtarin që duhet të qëndrojë në stol duke spostuar Asension në qendër dhe Iskon nga e majta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania