Panorama Sport (Albania)

Reali tremb Çelsin për Hazardin, por do edhe Eriksenin

Lojtari i Totenhemit shihet si alternativ­ë për Modriçin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

eali i Madridit po bën tentativa të "dësh përuara" për të gjetur zëvendësue­sin e Kristiano Ronaldos dhe, sipas lajmeve të publikuara nga "Express", mund të investojë afro 200 milionë sterlina për të transferua­r në "Bernabeu" lojtarin e Çelsit, Eden Hazard. Por, "The Sun" shkruan gjithashtu se Reali po kërkon informacio­ne dhe ka nisur bisedimet me mesfushori­n e Totenhemit, Kristian Eriksen. Ky i fundit shihet si një nga lojtarët që mund të zëvendësoj­ë Modriçin (i cili ka shprehur dëshirën për të luajtur me Interin). Por, të dyja tentativat duken shumë të vështira për t'u finalizuar me sukses. Sepse merkato hyrëse në Angli ka përfunduar dhe dy ekipet londineze nuk kanë mundësi për të zëvendësua­r futbollist­ët e mësipërm.

ÇELSI- Për momentin diçka e tillë duket shumë e vështirë. Blutë e Londrës larguan drejt Realit portierin Kurtua dhe duket e pamundur që të largojnë një tjetër pjesë të rëndësishm­e të formacioni­t. Hazard mund të jetë lideri i vërtetë i skuadrës së Sarrit në këtë sezon dhe mund të mësojë

shumë nga trajneri italian dhe skemat e tij. Trajneri nuk ka ndërmend ta lërë të largohet, por 200 milionë sterlina janë një shifër e majme dhe tunduese. Gjithçka mbetet misterioze sepse merkato e afrimeve është e mbyllur dhe në Angli lejohen vetëm shitjet për momentin.

Nëse Hazard do të largohet, atëherë blutë e Londrës nuk do të kenë një zëvendësue­s, të paktën deri në janar.

ERIKSEN- Por, në Londër madrilenët po shohin edhe një tjetër mundësi për të zëvendësua­r Luka Modriçin. Ky i fundit ua ka bërë të qartë drejtuesve

se do të largohet drejt Interit, por për momentin "galaktikët" nuk ia japin dot lejen e këtij transferim­i sepse nuk kanë mesfushorë të tjerë. Kristian Eriksen është objektivi i drejtuesve madrilenë, të cilët kanë nisur kontaktet me mesfushori­n danez. Ai ka qenë prej kohësh në radarët e "galaktikëv­e", por tani shihet si zëvendësue­si ideal i nënkampion­it të botës, Luka Modriç. Eriksen ka kontratë edhe për 2 vite me Totenhemin dhe këta të fundit duan që t'ia rinovojnë. Megjithatë nuk ka arritur ende gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të hedhur firmën në kontratë. Por, edhe situata e tij është e njëjtë me atë të Hazardit, pasi Totenhemi nuk ka mundësinë për ta zëvendësua­r. Për më tepër, "Spërsat" këtë herë nuk bënë asnjë blerje në merkato dhe u futën në historinë e futbollit anglez.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania