Panorama Sport (Albania)

Pogba, mesazh Barçës: Nëse them ato që dua, do të më gjobisin...

Mesfushori francez vazhdon në ajër polemikat

-

Pol Pogba e nisi me Mançester Junajtid, aty ku e pati lënë me Francën kampione bote, duke qenë se ishte një ndër protagonis­tët absolutë në fitoren e "Djajve të kuq", 2-1 ndaj Leiçesteri­t. Mesfushori realizoi me penallti dhe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, madje edhe me shiritin e kapitenit në krahë. Gjithsesi, as ky fakt nuk duket se i jep atij lumturinë dhe qetësinë e duhur për t'u shprehur në nivelet që ai do nën urdhrat e Zhoze Murinjos. Ndoshta, edhe për faktin se tashmë që menaxheri i tij, Mino Raiola, ia ka ofruar Barcelonës kartonin e klientit të tij, edhe vetë Pol Pogba është shumë i tunduar që të luajë përkrah Lionel Mesit me shokë dhe vazhdon të mbajë në

ajër polemikat, duke parë edhe deklaratën e radhës të lëshuar mëngjesin e djeshëm, për britanike "Sunday Express". Dhe teksa fjalët e radhës së 24-vjeçarit kanë dalë në "skenë të hapur", interpreti­mi nga ana e të gjitha medias europiane ka qenë i njëjti: Pol Pogba kërkon të largohet nga Zhoze Murinjo. Ja reagimi i tij: "Nëse nuk

je i lumtur, nuk mund të japësh maksimumin në fushë. Ka disa gjëra që nuk mund t'i them, pasi jam i sigurt që klubi do të më gjobiste. Diferenca mes kombëtares dhe Mançester Junajtid? Unë ndihem mirë në fushë kur luaj me të dyja fanellat. Jam gjithnjë i njëjti, por kur je i qetë psikologji­kisht dhe ke një mjedis që të përkrah, gjërat bëhen më të lehta edhe në fushë", tha Pogba. Dhe siç është përfolur gjatë të gjithë këtyre muajve të fundit, përkrahja që i ka munguar ka qenë te Junajtid, duke qenë se akuzat ndaj tij kanë ekzistuar gjithmonë dhe ndoshta mund të rinisin, të paktën derisa të mbyllet merkatoja europiane e transferim­eve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania