Panorama Sport (Albania)

Siti, një shëtitje në Londër

Sterling dhe Bernardo mjaftojnë për të mposhtur “topçinjtë”, Emeri debuton me humbje

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Mançester Siti e rinis kampionati­n an glez aty ku e la. Fitorja e djeshme ndaj Arsenalit shënon të parën për sezonin e ri, me rezultatin që nuk tregon të vërtetën për ecurinë e ndeshjes. Djemtë e Guardiolës kaluan një 90-minutësh si dominues absolutë, teksa ekipi i debutuesit Emeri nuk rrezikoi asnjëherë seriozisht portën e Ederesonit. "Topçinjtë" paguajnë shtrenjtë rinovimin e ekipit (formacioni i ndryshuar në 9/11-at) dhe idetë e teknikut spanjoll, ndërsa "qytetarët" bëjnë detyrën në një fushë aspak të lehtë.

STERLING- Miqve u mjaftojnë vetëm 14 minuta për të zhbllokuar rezultatin dhe goli i Sterling thjesht respekton pritshmëri­të, sipas të cilave, Siti paralajmër­on rivalët për një tjetër sezon si protagonis­t absolut. Megjithatë, rastin e parë të ndeshjes e patën vendësi me Ramsejn që nuk goditi si duhet kur vetëm pas 100 sekondash lojë u gjend i vetëm përballë portierit mik. Duke u kthyer te goli i sulmuesit anglez, goditja e tij në shtyllën e dytë kapi të papërgatit­ur Çeh, i cili nuk e pa topin të nisej nga këmbët e Sterling. Goli i dha shtysë lojës së Sitit, i cili falë dyshes Bernardo-De Brujne dhe spuntove të të porsaardhu­rit Mahrez, vuri shpeshherë në rrezik portën e Arsenalit. Djemtë e Unai Emerisë krijuan volum, por

në metrat e fundit mungoi kthjelltës­ia e njerëzve kyç, Ozil e Obamejang mbi të gjithë.

PJESA E DYTË- Edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, tema nuk ndryshon me Arsenalin që mundohet të thurë lojë dhe ekipin e Guardiolës që përhap panik sa herë niset në

kundërsulm. Megjithëse ishte Aguero që pati shansin e artë të mbyllte ndeshjen ( duke shënuar ose pasuar), goli që vulosi sfidën erdhi nga Bernardo. Portugezi u peshkua saktë në zonë nga Mendi, duke dërguar topin në trekëndësh­in në të majtë të Çeh që përsëri u duk i pafajshëm. Reagimi vjen me anë të të porsafutur­it Lakazet, por shënjestra e francezit nuk është në ditët më të mira. Fitorja e miqve, falë edhe lojës së shprehur, është logjike, me Sitin që konfirmon se është rivali kryesor i kujtdo që synon titullin në "oborret" e Mbretëresh­ës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania