Panorama Sport (Albania)

Lika, trajneri i ri: Plani im për rikthimin e Vllaznisë

Klubi zyrtarizon më në fund kreun e pankinës, i beson 58-vjeçarit kryeqyteta­s

- ADMIR URUÇI

Drejtor teknik emërohet një turk, zbulohen 14 lojtarët nën kontratë

Vllaznia zgjedh Hasan Likën si trajnerin e ri që do ta drejtojë në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Atë që gazeta "Panorama Sport" e kishte lajmëruar më shumë se tri javë më parë, është zyrtarizua­r dje nga klubi shkodran. Vllaznia ka lajmëruar se gjithçka është finalizuar pas një gare të hapur ku trajnerë të ndryshëm kishin dorëzuar CV-të e tyre, duke pretenduar stolin e skuadrës. "Klubi i Futbollit Vllaznia sh. a. njofton opinionin futbolldas­hës për përfundimi­n e procesit të përzgjedhj­es së Drejtorit Sportiv dhe trajnerit. Përzgjedhj­a është bazuar në vlerësimet e CV- ve e të kandidatëv­e dhe në platformën e propozuar për punën e tyre. Vendimmarr­ja është realizuar përmes një procesi kolegjial të Këshillit Mbikëqyrës, administra­torit, pas konsultime­ve me shumë specialist­ë të mirënjohur të futbollit nga brenda Shkodrës dhe jashtë saj. Klubi i futbollit Vllaznia sh.a. ndërmjet kandidatur­ave të përzgjedhu­ra në fazën e parë, Baldo Ranieri, Dervish Haxhiosman­oviç, Edi Martini, Ergin

Firat dhe Hasan Lika, bazuar në vlerësimin për 1. formimi i përgjithsh­ëm dhe profesiona­l; 2. përvoja në punë, 3. arritjet profesiona­le, 4. pastërtia e figurës, 5. besueshmër­ia dhe seriozitet­i, që ishin kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi, shpall fitues në pozicionin

e trajnerit, z. Hasan Lika", shkruhej dje në njoftimin zyrtar të klubit Vllaznia. Në një intervistë për gazetën "Panorama Sport", tekniku i ri i kuqebluve flet për planet, takimin me kryebashki­aken Voltana Ademi dhe objektivin që ka skuadra për t'u

rikthyer në Superiore.

Tashmë është zyrtare dhe ju jeni trajneri i ri i Vllaznisë. Si ndihet Hasan Lika, ndërsa kjo çështje u zgjat disi?

Pritej që të zyrtarizoh­ej kjo çështje dhe ashtu ndodhi. Pak me vonesë, pasi koha që do të kemi në dispozicio­n është paksa e shkurtër, por shpresoj se do të bëjmë më të mirën.

E njihni skuadrën dhe lojtarët që do të keni në dispozicio­n?

Lojtarët që kanë qenë pjesë e Vllaznisë në kampionati­n e kaluar sigurisht që i njoh. Mund të ketë ndryshime dhe largime, por do të preferoja që skuadra të qëndronte ashtu siç ishte. Por, kjo është një çështje që nuk varet nga unë, pasi do të shohim se si i kanë kontratat lojtarët.

Ka nevojë skuadra për përforcime dhe nëse po, keni menduar për emrat?

Fillimisht, më duhet të shkoj një herë në Shkodër dhe të nisim punën. Më pas, duke parë se si do të shkojnë gjërat, sigurisht që do të shohim për të përforcuar skuadrën nëse do të ketë mangësi në këtë drejtim.

Do të drejtoni në një kampionat që nuk e njihni, keni drejtuar më parë në Kategorinë e Parë?

E kam provuar më parë me Partizanin për një pjesë të shkurtër, por sigurisht që gjërat kanë ndryshuar shumë nga ajo periudhë.

E keni ndjekur kohët e fundit dhe a i frikësohen­i punës në një terren të panjohur?

 ??  ?? Faksimile e gazetës "Panorama Sport" të datës 22 korrik ku lajmërohej se trajneri i ri i Vllaznisë do të ishte Hasan Lika
Faksimile e gazetës "Panorama Sport" të datës 22 korrik ku lajmërohej se trajneri i ri i Vllaznisë do të ishte Hasan Lika
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania