Panorama Sport (Albania)

Blerjet nisin “plazhin”, Idrizi: Europa është detyrim

Administra­tori apel skuadrës: Boll i kemi zhgënjyer tifozët

- ERMAL SIKA

Flamurtari "harron futbollin", i gjithi në plazh9 Menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri pas fazës përgatitor­e të zhvilluar në Greqi, futbollist­ët e Flamurtari­t kanë shfrytëzua­r të dielën e lënë pushim nga trajneri Ilir Daja. Disa prej tyre nuk kanë nguruar t'u drejtohen plazheve. Kështu ka ndodhur edhe me sulmuesin Tomislav Bushiç, i cili dje ishte nën shoqërinë e dy blerjeve më të reja të Flamurtari­t, Agustin Torasa dhe Elton Kale. Këtë moment nuk e kanë lënë pa e ndarë edhe me ndjekësit në "Instagram", duke publikuar edhe foto. Të binte në sy se Kale, pasi zhvilloi fazën përgatitor­e në Karpenisi, ka mbërritur në :lorë, edhe pse Kukësi, ishskuadra e tij e mëparshme, po e mban peng duke mos i dhënë letrat. Palët duhet që ta zgjidhin vetë këtë çështje, ashtu sikundër ka kërkuar edhe administra­tori Sinan Idrizi. Kukësi pretendon se Kale është në kontratë, ndërsa vetë braziliani pretendon të kundërtën, madje me këtë çështje po merret përfaqësue­si i tij ligjor. Por, çështja nuk duket shumë e lehtë, duke parë edhe kërcënimet e presidenti­t Safet Gjici, i cili është shprehur nga ana e tij se nuk do të "lëshojë pe" dhe do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje. Por, përderisa Kale dje është parë në plazhet e :lorës, do të thotë se i qëndron fort faktit se nuk ka asnjë problem me Kukësin dhe se është lojtar i lirë. Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë në vijim.

O EKTI I - Flamurtari i këtij sezoni do të ketë objektiva të qartë. Klubi kërkon minimumi që ekipi të arrijë Kupat e Europës. ;shtë vetë administra­tori Sinan Idrizi, i cili për "Panorama Sport" bën të ditur këtë objektiv. Idrizi la të hapur mundësinë e objektivav­e madhorë, ndërsa minimalja është Europa dhe se nëse nuk arrihet ky objektiv, është një dështim i madh. "Për të folur për objektivat unë dua që të sqaroj diçka. Objektivat i dinë vetë futbollist­ët. Dua të theksoj se objektivi më minimal i sezonit që pritet të startojë këto ditë është pjesëmarrj­a në Kupat e Europës. Kur them minimalja, e merrni vetë me mend, pasi në :lorë janë "të etur" për më shumë. Nuk duhet që të zhgënjejmë tifozët tanë, sikundër kemi bërë në këto vite, kur nuk kemi realizuar asnjë objektiv. Në disa momente kemi diskutuar edhe mbijetesën. Dua të them se nëse nuk arrijmë Eu-

ropën, atëherë do të dështojmë sërish", u shpreh Idrizi.

ERKATO Sinan Idrizi u ndal në prononcimi­n e tij për gazetën edhe te merkatoja. Administra­tori tha se puna vijon dhe do të ketë edhe të tjera afrime. "Merkato është e hapur. Puna vijon për afrimin e futbollist­ëve.

Dua të them se po punohet dhe do të ketë të tjerë lojtarë që do t'i bashkohen Flamurtari­t. Nuk dua të flas me emra konkretë, pasi është trajneri Daja ai që po merret me këtë çështje. <në i ofroj mbështetje për gjithçka", përfundoi Sinan Idrizi.

 ??  ?? Bushiç, Torasa, Kale dhe zyrtari i klubit, Rama dje në plazh
Bushiç, Torasa, Kale dhe zyrtari i klubit, Rama dje në plazh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania