Panorama Sport (Albania)

Kampionë absolutë, Skënderbeu rrëmben edhe Superkupën

Laska pështyn anësorin, Takaj i përgjigjet Osmanit Debutim me trofe, Shehi: Skënderbeu nuk vdes... kollaj Korçarët gjejnë sulmues, firmos “sozia” e Ali Soue

- OLSI AVDIAJ

Skënderbeu është "mbreti" i futbollit shqiptar, pasi në një sezon të vetëm arrin të fitojë tripletën, kampionat, Kupë e Superkupë. Korçarët e drejtuar nga Orges Shehi ia dalin të fitojnë edhe Superkupën. Në sfidën e djeshme të luajtur në "Selman Stërmasi", kampionët në fuqi të Shqipërisë çojnë në shtëpi edhe Superkupën, duke fituar ndaj Laçit, skuadrës që e mundën më shumë se 70 ditë më parë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ndonëse me vetëm 3-4 titullarë nga sezoni i shkuar, e një skuadër plotësisht të re, djemtë e Shehit përmbysin avantazhin e kurbinasve dhe të fitojnë Superkupën e tretë në historinë e tyre futbollist­ike, duke u bërë skuadra e dytë pas Tiranës që e ka marrë më shumë këtë trofe. Meritë e djemve të Skënderbeu­t, që kundër Laçit të Artan Mërgjyshit, u treguan më kërkues e konkretë, duke fituar në 90-minutëshin e djeshëm, shenjë kjo, se korçarët nuk vdesin, paçka eksodit të lojtarëve apo dënimit të UEFA-s.

PJESA E PARË - Dy trajnerët debutues, Orges Shehi e Artan Mërgjyshi, vinin në këtë sfidë me dy ekipe të rinovuar plotësisht. Nëse Shehi është një i shtëpisë në Korçë, por jo me eksperienc­ën e një trajneri, Mërgjyshi ka vetëm pak ditë në Laç. Gjithsesi, të dy trajnerët kanë hedhur ekipet në sulm, duke treguar se e donin trofeun. Dhe është Laçi që e nis në maksimum, me Uzunin, Xhixhën, Lushkjen apo Bushin, të cilët kërkojnë të surprizojn­ë Teqjen, i vëmendshëm. Skënderbeu është më i avashtë, por shpërthime­t e Bregut e Gripshit bëjnë të ndërrojë marsh. Dhe pikërisht në minutën e 37-të, Krasniqi, kavajasi nga i cili presin shumë këtë sezon, ka shansin e madh për të shënuar gol. Në krahun tjetër është Selmani, portieri i përfaqësue­ses U-21, që i thotë jo numrit 9 të korçarëve. Loja është e hapur dhe Dita, Sefgjinaj dhe sidomos Uzuni, më i miri për laçianët, mund të kishin kaluar skuadrat e tyre në avantazh, ndonëse pjesa e parë u mbyll pa gola.

PJESA E DYTË - Orges Shehi i beson skuadrës së fillimit të lojës, ndërsa Mërgjyshi ndryshon diçka në ekip. Dhe menjëherë vjen goli për kurbinasit, por për një gabim të mbrojtjes korçare, e cila në fillim ngatërrohe­t, duke lënë një top të shkojë te Lushkja, i cili, pa u shqetësuar nga askush, arrin të kalojë Laçin në avantazh. Shehi nuk pajtohet me rezultatin dhe çon ekipin përpara. Skuadrat, ndoshta dhe nga lodhja e fazës përgatitor­e, hapen dhe luhet futboll i bukur. Uzuni humbet edhe golin e "02"-shit dhe kjo gafë e sulmuesit

do të rezultojë vendimtare për rezultatin përfundimt­ar të takimit. Para se të barazojnë korçarët, Krasniqi e Bregu kanë mundësi "të arta" shënimi në portën e Selmanit, por ky i fundit është i pakalueshë­m. Gjithsesi, një hutim gjatë një goditjeje këndi i jep mundësi Alitit të

barazojë lojën. Korçarët marrin zemër dhe hidhen në sulm. Është Bregu ai që i dhuron një penallti Skënderbeu­t, e cila kthehet në gol nga i pagabueshm­i Muzaka, që me një gjuajtje "alla Panenka" arrin të gjunjëzojë Selmanin. Laçianët shohin sesi po u ikën trofeu nga duart

dhe në momentin kulmor ai që gabon është Gentian Selmani. Laçiani çuditërish­t braktis portën dhe del në gjysmëfush­ë për të bllokuar Krasniqin, i cili pasi merr një top nga Demte kalon tre kurbinas, pason më pas te Dejvi Bregu, që në dy kohë e ka lojë fëmijësh të çojë në

3-1 rezultatin e ndeshjes. Festë në stadium me tifozët korçarë, të cilët shfryjnë dhe gëzojnë njëkohësis­ht. Gjithsesi, nuk ka mbaruar ende. Laçi është drithërues në 10 minutat e fundit, pasi në fillim shkurton diferencën në 3-2 me Xhixhën dhe më pas Uzuni në minutën

e 94-t sa nuk barazon rezultatin. Përfundimi­sht, Skënderbeu ia doli të fitojë edhe Superkupën e Shqipërisë, pas Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë sezonin e kaluar, duke realizuar kështu "tripletën" në Shqipëri, e duke treguar se ata janë skuadra për t'u mundur.

 ??  ?? Korçarët duke festuar triumfin 3-2 në Superkupë
ndaj Laçit
Korçarët duke festuar triumfin 3-2 në Superkupë ndaj Laçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania