Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i me breshëri, Bajerni merr trofeun

Kampionët e Gjermanisë “hakmerren” për finalen e Kupës

-

Bajerni luajti ndaj Frankfurti­t ndeshjen e parë zyrtare të sezonit. Skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer duke dominuar takimin nga minuta e parë dhe deri në fund. Bavarezët nuk e vunë asnjëherë ndeshjen në dyshim dhe morën kontrollin duke mos i dhënë asnjë shans skuadrës së trajnerit Adi Hyter.

PJESA E PARË

Robert Levandovsk­i ishte pa dyshim njeriu i ndeshjes duke realizuar një tripletë dhe duke u konfirmuar një bomber i vërtetë. Në minutën e 21- të, polaku shënon pas një krosi nga Roben. Portieri Ronov ishte i pafuqishëm për të ndalur topin e përfunduar në rrjetë. Vetëm pesë minuta më pas është sërish shtatlarti me numrin 9 që godet me kokë nga një goditje këndi. Këtë herë ishte edhe disi hutimi i mbrojtësve kundërshta­rë që ia bën më të lehtë punën Levës që nuk fal, 2-0 dhe Bajerni është zot fushe në Frankfurt. Në të 30-ën, Myler i kishte të gjitha mundësitë të trefishont­e rezultatin pas një goditjeje nga distanca, por topi përfundon ngjitur

me shtyllën pingule. Pjesa e parë përfundoi 2-0.

PJESA E DYTË

Është sërish Robert Levandovsk­i në minutën e 54t. Pas një aksioni personal, sulmuesi fiton duelin me mbrojtësin dhe shënon i vetëm me portierin Ronov, 3-

0. bavarezët tani janë më të qetë dhe fillojnë të luajnë një futboll të bukur edhe për publikun vendës, që tani nuk i ngelet gjë tjetër veçse të shijojë spektaklin e kampionëve. Kingslei Koman që u fut në lojë në vend të holandezit Arjen Roben, shënoi golin e katërt në minutën e 63- të, pas një aksioni të ardhur nga krahu i majtë i sulmit, të cilin Koman nuk e kishte të vështirë të dërgonte në rrjetë me portën e boshatisur, pas daljes së gabuar të portierit të Frankfurti­t. Në minutën e 85- të është sërish francezi që pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë shërben për Tiagon që shënon golin e pestë. Frankfurti i dorëzuar prej minutash të tëra nuk bëri asnjë përpjekje për të shënuar të paktën një gol në praninë e tifozëve të tij. Minutat e fundit nuk sjellin asnjë zhvillim dhe Bajerni është fitues i Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët u treguan të pamëshirsh­ëm ndaj skuadrës që i mundi në finalen e Kupës në muajin maj në Berlin. Trajneri Kovaç filloi në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Mynih, duke u treguar të gjithëve se ka krijuar një skuadër që do të dominojë kampionati­n në mënyrë absolute. Një tjetër fitore për Bajernin ishte edhe forma e mirë e sulmuesit Robert Levandovsk­i, i cili duket se do të jetë një garanci në sezonin e ri për skuadrën kampione të Gjermanisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania