Panorama Sport (Albania)

Liverpuli super, Siti i tregon muskujt Arsenalit

“Të kuqtë” sigurojnë fitoren e 500-të në histori

-

Në ndeshjen hapëse të ditës së djeshme, Liverpuli dhuroi spektakël duke fituar 4-0 ndaj Uest Hemit. Djemve të Jurgen Klop u mjaftuan më pak se 20 minuta për të zhbllokuar takimin, me tashmë të zakonshmin Mohame Salah. Një gol tejet i thjeshtë për egjiptiani­n, të cilit iu desh vetëm të shtynte në rrjetë një pasim të saktë nga ana e Robertson. Për t'u theksuar në këtë gol ishte nisja e aksionit nga Nabi Keita, një nga blerjet e reja të të "të kuqve" gjatë merkatos së sivjetshme. Miqtë tronditen, por arrijnë të qëndrojnë në lojë deri në fundin e pjesë së parë, kur Sadi Mane realizon golin e dytë të takimit. Përsëri protagonis­t Robertson që hap lojën në krah nga ku Milner me një veprim atletik arrin të krosojë në zonë. Senegalezi, ashtu si Salah, shënon një gol shumë të ngjashëm për nga thjeshtësi­a dhe Liverpuli shkon në pushim më i qetë. Fraksioni i dytë i lojës nis me Uest Hemin që mundohet të marrë

iniciativë­n, por ofensiva e tyre zgjat deri në minutën e 53-të. Në këtë, moment Mane ngjitet përsëri në katedër, duke shënuar pas asistit të Roberto Firminos. Numri dhjetë liverpulas është në pozicion jashtë loje në momentin e nisjes për të marrë pasimin, por ky detaj nuk vihet re nga asnjëri prej arbitrave. Goli i Starrixh në minutën e 88-të vulos shifrat përfundimt­are të takimit me Uest Hemin që duhet të falënderoj­ë portierin Fabianski, pasi ndeshja mund të kishte përfunduar me një rezultat edhe më të thellë për ekipin nga Londra. Polaku realizoi praktikish­t tri mrekulli vetëm në pjesën e parë

duke i mohuar dy herë golin Arnoldit dhe një herë Salahut. Debutimet e brazilianë­ve Anderson dhe Alison ishin diametrali­sht të kundërta, me mesfushori­n e Uest Hemit autor të një prove të dobët, teksa portieri i ardhur nga Roma kaloi një pasdite prej tifozi pa pagesë në "Anffield".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania