Panorama Sport (Albania)

Zgjohet Dembele, i dhuron Barçës Superkupën

Sevija i tremb keq, por Pike dhe Dembele përmbysin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në palmaresin mah nitës të Lionel Mesit, në një koleksion që deri dje numëronte 32 trofe të fituar me Barcelonën, në mesnatë "Pleshti" e rriti numrin personal në 33, një rekord absolut kjo për një futbollist të historisë katalanase, por në të njëjtën kjo, Superkupa e Spanjës, do të ketë një vend të veçantë për argjentina­sin, duke qenë se ishte edhe trofeu i parë që e ngriti si kapiten i skuadrës. Finalja e luajtur në Marok përfundon 2-1 për Barcelonën, por Sevija mund të dalë me kokën lart, sepse nëse në disa raste shpërdori në mënyrën më të keqe të mundshme, si penalltia në minutën e 92-të nga Ben Jeder, në raste të tjera ishte traversa që e ndali. Dhe në fund, përmbysja e ofruar nga Pike dhe Dembele (Sarabria u dha andaluzian­ëve avantazhin në minutën e tetë) i garantojnë rekordin Mesit, por edhe i japin mundësinë Barcelonës që ta nisë me trofe sezonin e ardhshëm.

SARABIA DHE PIKE

Finalja e Superkupës së Spanjës nuk kishte dalë kurrë jashtë kufijve kombëtarë, por dje, përveç kësaj, një tjetër risi ishte edhe ndeshja e parë në futbollin spanjoll, e mbikëqyrur nga sistemi VAR. Nëse e gjithë turma e pranishme ishte e ekzaltuar për të parë Mesin në aksion, Sevija spostoi në pankinë blerjen e re, ish-milanistin Andre Silva. Por ajo që u kuptua shumë shpejt pas vërshëllim­ës së arbitrit ishte se në Marok do të shihej një ndeshje krejt tjetër nga finalja e Kupës së Mbretit, ku Sevija u mposht 5-0. Madje, andaluzian­ët kaluan shumë shpejt në avantazh, me Muriel që shërbeu në thellësi të zonës Sarabian dhe me të majtën nuk fal. Arbitri fillimisht anulon për pozicion jashtë loje, por VAR-i konfirmon golin. Gjithsesi, skuadra e Valverdes zgjohet pas kësaj goditjeje dhe reagon duke barazuar me Pikenë, i cili dërgon në rrjete një goditje dënimi të Mesit, që u përplas dy herë në shtyllë dhe në kurrizin e portierit shtyhet në rrjetë nga mbrojtësi. PREDHA E DEMBELESË

Në pjesën e dytë, Barça hedh në fushë Kutinjon, ndërsa Sevija përgjigjet me Andre Silvën. Nëse katalanasi­t kontrolloj­në, rivalët janë vrasës në kundërsulm, por edhe të pafat me Vazkes që godet traversën. Nga ana tjetër, portieri Vaclik bën heroin duke ndalur Mes-

in, por nuk mund të bëjë asgjë, kur në të 79-ën, një predhë në hyrje të zonës e goditur nga Dembele. Gjithsesi, Sevija nuk dorëzohet, duke fituar një penallti në të 91-ën, por goditja e dobët e Ben Jeder bllokohet lehtë nga Ter Shtegen, i cili i lejon kapitenit të tij që të ngrejë mbi qiellin e Marokut Superkupën e Spanjës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania