Panorama Sport (Albania)

“CR7” gol e spektakël, Alegri: Dua Championsi­n

Krijoi 9 aksione, por edhe Dibala ishte në super formë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kush e di nëse Kristiano Ronaldo, kur vendos të nisë sprintin e tij pas krosimit perfekt të Bernardesk­it e dinte se kishin kaluar vetëm 7 minuta nga starti i miqësores brenda familjes, mes Juventusit A dhe skuadrës së të rinjve. Goli i parë me bardhezinj­të, për portugezin ishte shumë i thjeshtë për një si ai, i cili ul topin e marrë dhe i vetëm përballë portierit Loria nuk mund të gabojë. Pa dyshim detajistëv­e nuk mund t'u kishte shpëtuar fakti që miqësorja e "Villar Perosas" të zhbllokohe­j në të njëjtën minutë që mban mbi shpatulla kampioni luzitan, por mbi të gjitha, nga 50 minutat që dje ai ofroi në fushë u kuptua fare qartë sesa në brendësi të kësaj Juveje ka hyrë Kristiano Ronaldo, pavarësish­t kundërshta­rit modest.

IMPAKTI - 33- vjeçari merr përqafimin e 5000 fatlumëve që kishin blerë një biletë dhe nuk humbën asnjë sekondë të zbritjes së tij në terrenin e lojës. Në fundin e pjesës së parë, një fans zbret në fushë dhe e përqafon, me portugezin që nuk duket shumë i lumtur, por gjithsesi priti në qetësi derisa forcat e sigurisë ta largonin. Fazën e nxehjes ai e ndau me Rodrigo Bentankuri­n, ndërsa momentin e zbritjes në fushë me Paulo Dibalën. Dyshja e kurorëzuar si "Dibaldo" shkëmbejnë batuta dhe shijojnë atmosferën, përpara se të tregojnë shumë klas në fushë. Gjithsesi, Kristiano duket një "strukturë" kaq potente, sa edhe karabinier­ët e pranishëm, dolën jashtë rregullave të tyre institucio­nale dhe nuk nguruan që të vënë celularët e tyre në punë për të kapur me video ose me foto fenomenin portugez.

NDESHJA - Ronaldo nuk zhgënjen pritshmëri­të, por bën ndeshjen që të gjithë prisnin. Sulmuesi i vetëm i modulit 4-2-3-1, 33-vjeçari spostohet shpesh në të majtë për të dialoguar me shokët dhe për t'u hapur korridore të tjerëve të qendër të zonës. Topin e parë, Kristiano e preku pas vetëm 51 sekondash, i shërbyer nga Aleks Sandro, por aksioni nuk perfeksion­ohet. Ndërsa, prekja e parë e pastër vjen në minutën 1:01, i shërbyer nga Dibala. Aksionin e parë për gol e regjistron në 4:50, me të majtën që përfundon lart mbi traversë, por goli do të vijë në minutën 7 e 16 sekonda, duke elektrizua­r të

gjithë turmën, por edhe drejtuesit e pranishëm. Madje, ai i shkon dopietës shumë pranë, brenda pak minutave në vazhdim: fillimisht me kokë dhe më pas me një goditje me të majtën. Ndërkohë, ishte sërish ai që detyron autogolin e Kapelinit për 2-0 e Juve A,

pas një krosimi prej 50 metrash të Bonuçit; ndalet me grushtim nga Loria në të 21ën; i dhuron një asist Duglas Kostën në të 29-ën (braziliani goditi shtyllën) dhe hyn në aksionin që mund të sillte golin e tretë nën firmën e Bernardesk­it. "Vetëtima" e fundit

ishte ajo e minutës së 40-të, kur "ndihmon" Dibalën që të festojë dopietën personale (argjentina­si kishte shënuar edhe në të 31-ën), pasi numri 10 shtyn në rrjetë goditjen e Ronaldos që Loria nuk e kishte bllokuar. Në fund të pjesës së parë: 1 gol, 9 aksione prepotente

në zonën rivale për Kristiano Ronaldon. Dhe ishte vetëm një miqësore, sepse nga e shtuna e ardhshme gjërat do të bëhen mjaft serioze... Sa për kronikë, në minutën e pestë të pjesës së dytë, Markizio dërgoi dhe vulosi shifrat përfundimt­are në 5- 0. Ndoshta

mund të kishte pasur edhe më shumë gola, por në minutën e 26-të të fraksionit të dytë të lojës, arbitri urdhëroi fundin e ndeshjes, duke qenë se turma e kishte të pamundur që të rezistonte pa zbritur në fushën e lojës dhe për të përqafuar beniaminët e saj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania