Panorama Sport (Albania)

Klubet kërkuan pesë lojtarë të huaj, por FSHF driblon

-

Sezon të mbarë dhe një garë sa më 'Fair'! Të dashur futbollist­ë e trajnerë e të gjithë ju që jeni pjesë e pandashme e garës! Nisim sot një tjetër rrugë të gjatë dhe me shumë emocione, atë të një tjetër kampionati, mes dhjetë skuadrave të elitës në futbollin shqiptar, pjesë e Kategorisë Superiore.

Ky sezon përkon edhe me një jubile, atë të kampionati­t të 80-të të futbollit shqiptar.

Të dhjetë ekipet janë tashmë në garë për të gjitha verdiktet e sezonit. 36 janë sfida e përballje, të cilat natyrisht do të përcjellin emocionet e mëdha që sjell loja dhe ecuria e saj, javore dhe sezonale. Kam bindjen e palëkundur që, ashtu edhe si në çdo edicion, edhe këtë radhë sfida do të jetë shumë e fortë, shumë e bukur dhe me surprizat apo risitë e saj. Tashmë skuadrat kanë kryer dhe fazat e tyre përgatitor­e teksa një pjesë e tyre vijnë edhe nga paraqitjet në Kupat e Europës, për të qenë gati për start.

Më lejoni që të uroj të gjithë aktorët e garës një sezon të mbarë e të suksesshëm për gjithsecil­in. Një kampionat sa më ' FAIR', sa më të bukur, dyluftues dhe shumë emocional. Federata ka qenë dhe do të jetë përherë sensibël dhe tejet e angazhuar karshi mbarëvajtj­es së garës. Problemati­kat janë të pashmangsh­me në një sezon, apo gjatë një kampionati, sidoqoftë energjitë e orientuara vetëm drejt fushës dhe lojës kanë prodhuar përherë rezultatin e tyre. Shumë suksese për të gjitha klubet në garë, pa harruar kurrsesi edhe tifozërinë tonë të mrekullues­hme, e cila gjithmonë është një element më shumë në jehonën e rivaliteti­t të garës mes skuadrave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania