Panorama Sport (Albania)

Stadiumi bosh dhe qen anti-eksploziv, çfarë nuk u pa në TV

Kontrolle para ndeshjes, &rashëri si tifo% në tribunë

- VLADIMIR MEMA

Nga një skuadër e braktisur nga ti fozët deri te vërshëllim­a në drejtim të skuadrës mike, për shkak të vonesave të lojës. "Trajnerët" e shumtë në tribuna që bëhen të bezdisur dhe portieri Stivi Frashëri që ndjek skuadrën si tifoz. Ishin këto disa nga pikantet e sfidës së mbrëmshme, pa harruar nervozizmi­n e 4ungut në disa raste me arbitrin, si edhe faljen e teknikut mik karshi tifozëve. Të gjitha këto serviren nga "Panorama Sport", me Safet Gjicin, të cilit nuk i lëvizi "qerpiku" në asnjë moment gjatë lojës, por iku i mërzitur në përfundim të saj.

TI4O5ËT - Ashtu si edhe pritej, numri i tifozëve ka qenë i pakët, diku te rreth 500. Është për të ardhur keq që edhe në Kupat e Europës stadiumet shqiptare janë bosh, edhe pse në rastin e Kukësit mund të "justifikoh­et" disi, sepse i luan ndeshjet jashtë qytetit të vet.

VËRSHËLLIM­AT - Sa herë që ekipi i Torpedos mundohej të vononte lojën, sidomos me portierin, nuk u kursyen vërshëllim­at nga ana e tifozëve të paktë në stadium. Në një rast edhe kryesori nuk e kursen kartonin e verdhë ndaj portierit mik. Vërshëllim­a kishte edhe në rastet kur topi ishte në këmbët e ekipit mik.

4RASHËRI - Para ndeshjes me Torpedon ka pasur një çështje "Frashëri" te Kukësi për shkak të mungesës së tij, me klubin që pohon se është i dëmtuar. Mirëpo, portieri nuk mungoi në stadium për të parë shokët e tij në fushë, edhe pse mbërriti për të parë sfidën me rreth 20 minuta me vonesë, i shoqëruar nga miqtë e tij.

GJICI - Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, nuk mungoi në tribunë për të parë skuadrën e tij. X pa shumë i qetë dhe nuk reagoi fare as te goli i Rexhinaldo­s, si edhe në disa raste të humbura nga skuadra e tij. I qetë edhe te penalltia e dytë, duke mos lëvizur fare nga vendi. Në fund të ndeshjes u largua i mërzitur nga tribuna.

CUNGU - Ka qenë shumë ekspresiv tekniku shkodran i Kukësit, Armando 4 ungu, gjatë sfidës së mbrëmshme. Në disa raste të akorduara në dëm të skuadrës së tij nga ana e gjyqtarëve, nuk nguroi të ankohej te gjyqtari i katërt, si edhe të shfrynte me duar.

5ËVENDËSIM­ET - Në momentin e zëvendësim­it të parë

të ndeshjes, me Çyrbjen që zë vendin e Ethemit, ky i fundit doli nga fusha në zonën më të afërt të vijave kufizuese, për të mos vonuar lojën. Çyrbja ndërkohë hyn në fushë, por gjyqtari i katërt nuk e pa veprimin e Ethemit dhe e thërret Çyrbjen mbrapsht. Pasi e sqaroi mesfushori për veprimin e Ethemit, atëherë i dha lejen për të hyrë në fushë. E njëjta gjë edhe me zëvendësim­in e dytë, ku Dzaria doli nga loja i dëmtuar, për t'ia lënë vendin Shkodrës.

6TRAJNERËT­6 - Në tribunat shqiptare nuk mungojnë "trajnerët" e shumtë që japin udhëzime për lojtarët në fushë.

E njëjta gjë ndodhi edhe në sfidën e mbrëmshme, me tifozët që merrnin rolin e trajnerit dhe jepnin direktivat për futbollist­ët në fushë, si edhe udhëzonin edhe 4ungun herë pas here.

SHAMETI - Në minutën e 80-të, kapiteni [lli Shameti gjakoset dhe kryesori e urdhëron të dalë jashtë për t'u mjekuar. Duke u mjekuar është tekniku 4ungu që e shfrytëzon këtë moment edhe për t'i dhënë udhëzimet e tij. Në minutat e fundit Shameti përfundoi në majën e sulmit.

NERVO5I5MI - Në fund të ndeshjes, tekniku mik i Torpedos

u pa t'i bërtiste stafit të pankinës së tij me të madhe, pasi po gëzoheshin para kohe. Ndërkohë, nga shkallët e tribunës qendrore filluan vërshëllim­at në drejtim të tij. Në këtë moment tekniku mik ngriti duart nga ata dhe kërkoi falje, me situatën që u qetësua më pas.

KONTROLLI - Forcat e rendit bënë një kontroll të rreptë para ndeshjes, madje duke përdorur edhe qentë antieksplo­ziv. Me sa duket kanë pasur ndonjë indice, por gjithçka shkoi normalisht, në një takim "fair-play", si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

 ??  ?? Kontrollet para ndeshjes me qen anti-eksploziv
Kontrollet para ndeshjes me qen anti-eksploziv

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania