Panorama Sport (Albania)

Nis kampionati i 80-të, ja risitë

Katër orë mbledhje e Komitetit Ekzekutiv, mbahet pezull rritja e numrit të lojtarëve të huaj

- OLSI TUJANI

Sot nis kampionati i 80-të i futbollit. Kate goria Superiore merr udhë nga qyteti i skuadrës kampione në fuqi, e cila mes shumë ndryshimes­h që i kanë ndodhur në organikë, do të tentojë të ruajë fronin. Me sytë nga KAS- i për pjesëmarrj­et në kompeticio­net europiane, të drejtuar nga Shehi, korçarët do të provojnë që të qëndrojnë mes ekipeve më të mira. "Jemi pretendent­ët kryesorë për titull", deklaroi Takaj për "Panorama Sport", ndërkohë që festonte Superkupën e Shqipërisë. Krahas bardhekuqv­e, çfarë presim tjetër nga ky edicion? KATEGORIA SUPERIORE

Në fakt, nuk është lënë vend për të pretenduar shumë gjëra pozitive. Mjaft të përmendet fakti që 20% e klubeve elitare në vend do të luajnë jashtë qyteteve të tyre dhe kjo e zbeh panoramën e pritshmëri­së që në start. Sezoni i ri futbollist­ik, për fat të futbollit shqiptar, nis me skuadrën më të titulluar që është rikthyer, por pa emra si Vllaznia që ra në edicionin e shkuar dhe kur gjysma e Shqipërisë nuk merr pjesë në elitë prej vitesh. Për të ardhur keq... Një tjetër risi që lë shteg për dyshime është largimi i forcave të rendit nga shkallët e stadiumit. Ekziston një ligj i ri që e përcakton detyrimin e stjuartëve në shkallët e impianteve, por nuk është saktësuar asgjë se çfarë do të ndodhë në kategoritë e ulëta në krahasim me elitën dhe sa të aftë do të jenë stjuartët shqiptarë për të përballuar tifozëritë e konsiderua­ra "problemati­ke". E nëse një sezon më parë, xhaketat e zeza ishin në qendër të stuhisë së akuzave dhe etiketimev­e nga të gjitha anët, këtë edicion ndryshimi i bërë është ai i dizenjator­it, por jo i rregullore­ve apo edhe i standardev­e që do të ndiqen për gjyqtarët. Në orën 19:45, nga Korça do të vërshëllej­ë starti i Superiores dhe mbetet vetëm të urojmë... vullnet të fortë për të respektuar rregullore­t dhe për të ruajtur standarde të unifikuara përgjatë gjithë sezonit.

TË HUAJT, PEZULL

Starti i edicionit është paraprirë nga një mbledhje maratonë e Komitetit Ekzekutiv. Për afro katër orë, nga ora 11: 05- 15: 00, qeveria e futbollit shqiptar ka shqyrtuar ndër të tjera edhe kërkesën e klubeve për të rritur numrin e të huajve në pesë të tillë. Me një "driblim" juridik, Komiteti Ekzekutiv e ka kthyer topin pas në Komisionin e Garave, nga i cili kërkon hartimin e një dokumenti të detajuar rreth kësaj çështjeje. Duke mos harruar që sezoni i ri nis sot dhe që merkato përfundon më 31 gusht, atëherë nënkuptohe­t se gjithçka ka të bëjë me këtë kërkesë, do të shërbejë vetëm për edicionin e ardhshëm. "Në lidhje me propozimin e klubeve për numrin e futbollist­ëve të huaj në fushë, KE vendosi që: Komisioni i garave të hartojë një raport të zgjeruar dhe të argumentua­r për ndryshimin e numrit të lojtarëve të huaj që aktivizohe­n në kampionati­n kombëtar", ka vendosur KE, e publikuar në vendimin numër katër të publikuar në faqen zyrtare të FSHF- së. "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht se presidenti Duka ka vendosur "veton" në lidhje me këtë çështje. Nisur nga fakti që shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë nuk konsideroh­en "të huaj", atëherë për rritjen e numrit të të huajve në pesë ( nga katër që lejohen aktualisht) ka kërkuar që të rishikohet në hollësi nga Komisioni i Garave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania