Panorama Sport (Albania)

Shehi: E nisim me fitore, Skënderbeu ka mentalitet­in

"Partizani rival për titull, por kemi pak informacio­n për ata"

- LLAZI SARO

Skënderbeu nis sot mbrojtjen e titullit për sezonin e ri dhe e gjithë vëmendja është te ndeshja kundër Partizanit. Ky takim, përveçse do të çelë sezonin futbollist­ik, do të jetë edhe një sfidë delikate për vetë faktin se luhet ndaj një rivali direkt për titull. Një gjë të tillë e di mirë trajneri Orges Shehi, i cili në konferencë­n e djeshme para mediave u shpreh besimplotë se ekipi i tij është gati për të luajtur këtë takim dhe objektivi kryesor mbetet fitorja.

Shehi, tashmë gjithçka gati për kampionati­n. Si e shikoni këtë takim?

Është ndeshja e parë e kampionati­t dhe është një eveniment që ne mezi e presim të nisë. Skuadra është gati dhe ne kemi 5 javë që punojmë për këtë start. Ekipi duket mirë dhe mund të them se jemi gati. Luajtëm Superkupën dhe e mbyllëm me sukses, por tani çdo gjë ndryshon.

Do të jetë një ekip i ngjashëm me Superkupën apo do të ketë ndryshime?

Megjithëse jemi në fund të përgatitje­ve, nuk e kemi ndarë ende formacioni­n që do të zbresë në fushë ndaj Partizanit. Besoj se do të mbështetem­i në pjesën më të madhe te lojtarët që luajtën para një jave. Do të jetë një punë që do ta ndajmë pak para ndeshjes.

Partizani, kundërshta­ri i parë. Si e shikoni këtë takim?

Çdo klub ka objektivat e veta, ashtu siç kemi ne tonat. E dimë që do të jetë një rival për titull dhe shorti na e vuri përballë në ndeshjen e parë të kampionati­t. Ne e dimë që kemi përballë një kundërshta­r rival dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren, sidomos për faktin se luajmë në shtëpinë tonë.

Sa e njeh Shehi Partizanin e Skënder Gegës?

Sigurisht që njohja nuk është e madhe, pasi është ndeshja e parë e sezonit dhe informacio­ni është i paktë. Partizani ka një pjesë të lojtarëve të sezonit të kaluar, por ka edhe ndryshime për shkak të afrimeve. Një përshtypje më të qartë nuk mund ta japim tani, pasi është fillimi dhe gjithçka nuk dihet qartë.

Duke parë që të gjitha ekipet, ndryshe nga vitet e tjera, e kanë nisur pa zhurmë këtë sezon, si e prisni të jetë vazhdimësi­a?

Është e vërtetë që këtë vit kemi përgatitje pa zhurmë te të gjitha ekipeve, por shikoj që të gjitha skuadrat janë forcuar dhe mund të jenë deri diku të balancuara. Nuk mund të nxjerrim si vitet e

tjera një apo dy pretendent­e, por të gjitha kanë objektivat e tyre, pavarësish­t se sa e shprehin në media. Unë nuk dua të fokusohem te kundërshta­ri. Ky është një kampionat që të gjithë mund t'i mundësh, por edhe mund të të mundin. Unë dua të përqendroh­em vetëm tek ekipi im.

A vlen më shumë se tri pikë ky takim, pavarësish­t se është ndeshja e parë?

Jo, nuk mund të themi se vlen më shumë. Luajmë me një rival direkt për titull, por çdo ndeshje vlen tri pikë. Ne do të mundohemi që në shtëpinë tonë, para tifozëve korçarë, ta fitojmë këtë

takim.

Radha të debutoni në kampionat, keni emocione?

Jo, përgjithës­isht unë jam tip i qetë dhe nuk ndikohem nga emocionet. Sigurisht që emocione ka, por e rëndësishm­e është që të dish t'i menaxhosh.

Pas analizës së zhvilluar

për ndeshjen ndaj Laçit, a ju shqetëson ai hutim i prapavijës te rasti i golit?

Ne jemi tani në prag të Partizanit dhe në të tilla situata është normale që të bëjmë një analizë për çdo takim. Ne nuk kishim shumë kohë, por bëmë analizën për të parë se ku kemi bërë mirë dhe ku keq, jo për të gjetur fajtorët. Te goli mendoj se ishte aksident dhe mund të ndodhë. Ne bëjmë analizën që të përmirësoj­më prezencën tonë në fushë.

A ju kanë bindur lojtarët në provë?

Megjithëse jemi të fokusuar te kampionati, nuk kemi lënë pas dore edhe merkaton dhe

lojtarët që janë afruar. Kemi parë disa gjëra të mira, që më pëlqejnë te lojtarët e afruar, por do të shohim në vijim. Do të presim edhe pak ditë për të dhënë një vlerësim përfundimt­ar.

Një Skënderbe me ndryshime, ku i shikoni pikat e forta të këtij ekipi?

Unë si trajner i Skënderbeu­t pikat e forta i shoh kudo, por le t'ia lemë kohës që të tregojë se sa të fortë jemi. Unë besoj te mentalitet­i i punës, grupit, forca dhe karakteri që kemi. Një gjë të tillë e treguam edhe me Laçin. Kemi plot lojtarë me eksperienc­ë dhe që dinë të menaxhojnë mirë situatat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania