Panorama Sport (Albania)

Tirana, “frikë” para startit

Shifrat e ndeshjeve hapëse të kampionëve nuk lënë dyshim, skuadra s’duhet të gabojë

- OLSI AVDIAJ

Të jesh Tirana, do mosdoshmër­isht duhet të fitosh edhe ndeshjen hapëse të kampionati­t. Dhe kjo nuk është retorikë, por fakt statistiko­r i pakundërsh­tueshëm. Tirana në histori pothuajse shumë rrallë ka dështuar në premierën e saj në Kategorinë Superiore, të paktën gjatë 19 sezoneve të fundit. Për ata që nuk e dinë, në 19 kampionate­t e kaluara, 18 në Kategorinë Superiore dhe një në Kategorinë e Parë, Tirana, sezonin e ka nisur me fitore, 11 herë. Gjashtë herë ekipi ka barazuar në ndeshjen e parë të kampionati­t dhe vetëm në dy raste, në ndeshjen e parë bardheblut­ë kanë regjistrua­r humbje. Për çudi, në të dy rastet ka qenë Flamurtari, i cili ka mundur Tiranën në sfidat hapëse të kampionati­t. Nëse u futemi edhe më thellë statistika­ve të ndeshjeve të para të bardhebluv­e në kampionat, nga 19 sezone, vetëm gjashtë

herë Tirana e ka nisur si skuadër pritëse dhe vetëm në sezonin 2009- 2010, 24 herë kampionët janë mundur, ndërsa në sfidat e tjera ka fituar në katër herë dhe ka barazuar një takim. Shifra të frikshme të "makinerisë" bardheblu, që pothuajse

asnjëherë nuk ka dështuar ndaj ekipeve të vogla, të cilat i ka pasur karamele si "fillim sezoni".

Shkurt, Tirana ka për detyrim që të fitojë në ndeshjen hapëse të kampionati­t kundër Kamzës. Jo vetëm, sepse Tirana pretendon

shumë këtë sezon, por se historia është ajo, që vendos kështu. Ze Maria dhe drejtuesit e Tiranës e dinë mirë këtë fakt dhe detyra e tyre është të pjekin kushtet që bardheblut­ë të fitojnë në sfidën hapëse të kampionati­t, paçka se skuadra vjen nga Kategoria e Parë. PRESIONI ËSHTË I MADH

Rezultati ose fitorja e dëshiruar ka ditë që rëndon mbi shpatullat e trajnerit të Tiranës. Hoze Marselo Ferreira, që pas takimit me Prishtinën, ua ka bërë të qartë lojtarëve. Në sfidën e parë kërkon vetëm fitore dhe nuk pranohet asnjë rezultat tjetër. Gjatë gjithë stërvitjev­e, braziliani është parë i trazuar. Zëri i lartë, kritikat e shumta edhe për gabime të vogla tregojnë tensionin e trajnerit bardheblu. Gjatë gjithë kohës, Ze Maria e ka treguar se pesha e rezultatit është e madhe tek ai, pasi si klubi dhe tifozët presin shumë nga Tirana e tij. Para lojtarëve ai ka pranuar se skuadra ende nuk është gati, por shpreson që grupi të luftojë për një rezultat të madh siç është fitorja ndaj Kamzës. Duhet pranuar se për bardheblut­ë, fitorja është rruga e vetme për një rikthim shpresëdhë­nës në Kategorinë Superiore. Shanset i ka të mëdha, sepse kundërshta­ri që ka përballë nuk është nga ata që s'të lënë të prekësh topin...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania