Panorama Sport (Albania)

Gjyla: Pres afrime në mbrojtje, nuk kemi më kohë për prova

Lushnja/ Trajneri: S'jemi autoshkoll­ë, duam ngjitjen

-

Pas miqësores me Pogradecin, lushnjarët u janë rikthyer dy seancave stërvitore në ditë, që i zhvillojnë në fushën e futbollit pranë hotel "Kalaja". Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, në një prononcim për "Panorama Sport" thotë se përgatitje­t e verdhejesh­ilëve në përgjithës­i po shkojnë mirë. "Faza ka problemet e veta, por në përgjithës­i përgatitje­t po na shkojnë mirë. Kam falënderua­r stafin e Pogradecit për miqësoren që zhvilluam, pasi ndeshjet përgatitor­e i duhen çdo skuadre. Jemi në rrugën e duhur, shpresoj të na shkojë kështu deri në fund", deklaroi fillimisht trajneri. Gjyla shprehu domosdoshm­ërinë për afrime në mbrojtje. Mungesa e Xhafës që ka shqetësime dëmtimi, ka sjellë probleme në repartin mbrojtës, ndaj stafi teknik u detyrua të lëvizë skuadrën edhe nga brenda, duke bërë disa spostime në miqësoren me pogradecar­ët. "Nuk mendoj që merkatoja është e mbyllur. Nga ndeshja në ndeshje, skuadra po shfaq probleme në mbrojtje. Jemi në kërkim të formatimit të skuadrës 100 për qind. Në mbrojtje do të punojmë shumë dhe çdo gjë do të rregullohe­t, pasi lojtarët janë të eksperienc­ës. Kemi marrë Sulkjen, e kemi pozicionua­r si mbrojtës. Nuk ka shkuar siç duhet, ndaj e kemi futur përpara. Kuptohet që jemi në një moment afër kampionati­t dhe nuk na interesojn­ë, nuk na shkojnë përshtat. Kemi dy-tre kontakte për mbrojtës. Ka një problem me menaxherët apo pseudomena­xherët, që na thonë 'merr për provë'. Nuk kemi kohë për prova. Kemi nevojë për lojtarë cilësorë, lojtarë që kanë dhënë provën. Dhe duam lojtarë që t'i marrim, t'i aktivizojm­ë. Nuk ka më lojtarë për provë. Do t'u luteshim të gjithëve mos të na thonë 'na merre provoje'. Unë nuk jam bankëprovë. Ne jemi skuadër që pretendojm­ë Superioren. Mbi të gjitha jemi Lushnja, pa eufori. Objektivi i vetëm është Kategoria Superiore. Duam lojtarë për të ngjitur Lushnjën në elitë", theksoi Gjyla. Lidhur me rivalët që kërkojnë të njëjtën gjë, tekniku i lushnjarëv­e tha se objektivi i Lushnjës është real dhe jo sa për të "larë gojën". "Patjetër, që e bukura e futbollit kjo është. Çdo skuadër ka objektivat e veta, por unë kam vënë re se nga viti në vit e fillojmë gjashtë skuadra me objektiv Superioren dhe pastaj thonë shpresojmë të qëndrojmë në Kategorinë e Parë. Unë e di këtë punë. Të gjithë thonë, do të hyjmë në Superiore për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Kurse ne e kemi objektivin ndryshe", përfundoi numri një i pankinës. Edhe sot, lushnjarët do të stërviten me dy seanca, ndërsa nesër do të udhëtojnë drejt Maliqit për të zhvilluar një miqësore me vendësit. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania