Panorama Sport (Albania)

Skuadra drejt kompletimi­t, por mungojnë afrimet "big"

-

Vllaznia po merr formë dita-ditës. Skuadra po kompletohe­t në numër, jo vetëm me lojtarë shkodranë të aktivizuar me Vllazninë B dhe me ekipin e të rinjve, por edhe me elementë që kanë luajtur me Kategorinë e Parë. Nëse në seancën e parë stërvitore në dispozicio­n të trajnerit Hasan Lika ishin vetëm 17 futbollist­ë, në të dytën numri i tyre ka shkuar në 24. Bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve është bashkuar edhe mbrojtësi Ergi Borshi, si dhe dy lojtarët e ardhur nga ekipi B, Denis Balaj dhe Sinisha Rajçeviq. Po ashtu, pjesë e ekipit në këtë seancë kanë qenë edhe katër lojtarët e ardhur nga ekipi U-19, më konkretish­t: Rahova, Palushani, Smajli dhe Fikaj. Mirëpo, më pas me të janë bashkuar edhe Lushaj, Galica apo edhe ndonjë lojtar tjetër. Kjo ka bërë që kontingjen­ti të jetë më i plotë. Pritet që në vazhdim numri të shtohet dhe në fund do të jetë stafi teknik që do të vendosë "vulën" se cili do të jetë pjesë e organikës. Në fund do të federohen vetëm 25 lojtarë, ndaj trajneri do të ketë realisht punë derisa të krijojë grupin e duhur për të pretenduar ngjitjen në Kategorinë Superiore. Dhe në Shkodër janë më shumë se të vetëdijshë­m, që për të realizuar misionin brenda një viti, do u duhet që të bëjnë edhe merkato cilësore. Drejtuesit e klubit janë duke parë mundësinë që të gjejnë edhe ndonjë element tjetër cilësor jashtë Shkodre, por deri ditën e djeshme kjo gjë nuk është bërë e mundur. Megjithatë, deri në fund të mbylljes së merkatos, gjithçka mund të ndodhë. Vllaznia ka nevojë edhe për disa përforcime sidomos në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit. A.U

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania