Panorama Sport (Albania)

Allmuça dhe Sefa: Gati për hapin e madh

-

Dinamo ka vetëm një mision këtë sezon, ngjitjen në Kategorinë Superiore. Kryeqyteta­sit duan që t'i japin fund agonisë në të Parën dhe shpresojnë që ky do të jetë viti i duhur. I këtij mendimi është edhe Igli Allmuça, i cili edhe pse e pranon që do të jetë e vështirë, thekson që janë gati për të hedhur hapin e madh. "Kategoria e Parë është e vështirë, ndryshe nga se duket. Jemi ambientuar dhe do bëjmë një hap cilësor për të tentuar diçka të madhe. Kush gabon më pak, kush është më serioz, do të mund të realizojë objektivin. Nuk ka skuadra që bëjnë çudira këtu apo kanë diferenca të mëdha. Vazhdimësi­a të bën të kesh rezultate të mira dhe të pretendosh", është shprehur fillimisht për "SuperSport", numri një i pankinës kryeqyteta­se. Allmuça ndalet edhe te gjendja e ekipit në këtë fazë përgatitor­e, ndërsa vlerëson paraqitjen në ndeshjet testuese. "Skuadra ka gjendje të mirë, jemi shfaqur mirë në ndeshjet miqësore, ka dëshirë dhe shpresojmë që kampionati të tregojë forcën tonë të vërtetë", përfundoi tekniku. Optimist shfaqet edhe një nga afrimet e kësaj vere. Jetmir Sefa, i cili ka dalë kampion në elitë me Tiranën dhe Skënderbeu­n, kurse vjet ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit në Kosovë, këtë vit do të jap kontributi­n e tij te Dinamo. Ai beson se mund t'ia dalin, por hapur edhe thotë që skuadra ka nevojë për afrime. "Ekipi ka djem të rinj dhe të mirë, që pretendojn­ë të dalin lart. Shpresojmë që të merren edhe lojtarë me eksperienc­ë dhe të luftojmë për Superioren. Dinamo është ekip i madh dhe shpresojmë të arrijmë objektivin Superiore", tha Sefa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania