Panorama Sport (Albania)

Sherr që në start, dështon eksperimen­ti pa policë

Bilanc “lufte” në ndeshjen që duhet të ishte reklamë për futbollin shqiptar, stjuartët përfundojn­ë në spital bashkë me tifozët

- LLAZI SARO

Dhunë që në start > Nuk jemi në Af rikë, por në një vend të Europës të quajtur Shqipëri dhe mbi të gjitha në një stadium që përfaqëson një qytet me kulturë. Por, tifozët nuk duan t'ia dinë se është vetëm java e parë e kampionati­t dhe s'mund të flitet aspak për rivalitet sportiv, por thjesht për një ndeshje që duhet të ishte reklamë për futbollin shqiptar. Skënderbeu-Partizani degjeneroi në dhunë mes tifozëve dhe u ndërpre 16 minuta. Dhe kjo ndodhi në Korçë, ku të gjithë shprehen pas ndeshjes se është një fushë ku luhet futboll, pasi ka vite që ka krijuar standarde. Nëse dje për 72 minuta lojë gjithçka ka qenë korrekte dhe u duk sikur largimi i policëve kishte qetësuar tifozëritë, më pas ndodhi ajo që nuk pritej. Gjithçka degjeneron në dhunë, me lojën që u ndërpre dhe dy tifozëritë që nisën të përleshen me njëratjetr­ën. Kur sapo kishte kaluar minuta e 70-të, tifozëritë nisën të sulmojnë njëra-tjetrën me flakadanë. Madje, në sektorin e ultrasve të Partizanit, pati gurë edhe ndaj automjetev­e të ambulancës dhe zjarrfikës­es, të cilat u detyruan të largohen nga ajo pjesë e pistës ku po qëndronin. Gurët nga tifozët e kuq nuk u drejtohesh­in vetëm mjeteve në pistë, por edhe tifozëve në tribunën B të stadiumit. Këta të fundit, që ishin vendës, u kundërpërg­jigjen me të njëjtën monedhë. Këtu precipitoi gjithçka, pasi rreth 30 stjuartë në të gjithë stadiumin nuk mund të mbanin nën kontroll 5 mijë veta. Ndërhyrja e policisë, që qëndronte jashtë impiantit sipas ligjit të ri, vonoi dhe ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Tifozët hodhën sende të forta në distancë dhe arritën deri atje sa zbresin në fushë, duke u përleshur me njëri-tjetrin. Situata doli jashtë kontrollit dhe për shumë minuta në stadium pati një panik të madh. Drejtuesit e dy klubeve nuk dinin si të reagonin, pasi turma ishte e pamundur të zmbrapsej. Familjarët që ndodheshin në tribunën B, zbritën në pistë për të gjetur një vend më të sigurt, ndërsa beteja e sendeve të forta vazhdonte. Vetëm pas 16 minutash përleshjej­e dhe shkatërrim stolash në pjesë të ndryshme të stadiumit, situata u normalizua dhe tifozët u rikthyen në tribunat përkatëse. Në këtë moment nisën të bëhen edhe bilancet e "luftës".

TË PLAGOSURIT

Të dhëna të sigurta bëjnë me dije për "Panorama Sport" se janë lënduar katër stjuartë në sektorin ku ndodheshin tifozët e Partizanit. Dy prej stjuartëve kanë pësuar të çara në kokë dhe krah. Në kampin e tifozëve, janë tre të Partizanit dhe dy të Skënderbeu­t, që janë gjakosur në pjesë të ndryshme të trupit. Disa prej tifozëve që kishin plagë të lehta morën ndihmë nga stafi mjekësor i Skënderbeu­t dhe Partizanit. Në gjithë këtë bilanc "lufte", ironia është se deri dje në mbrëmje vetëm një person u shoqërua në polici. Gjithsesi, sot mbetet të verifikohe­t se kush prej tifozëve ka përfunduar në komisariat pas përleshjes.

 ??  ?? Tifozë që vrapojnë pas përleshjes
Tifozë që vrapojnë pas përleshjes
 ??  ?? Lojtarët kërkojnë të qetësojnë tifozët e kuq
Lojtarët kërkojnë të qetësojnë tifozët e kuq
 ??  ?? Tifozët mundohen të ruhen nga sendet e forta
Tifozët mundohen të ruhen nga sendet e forta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania