Panorama Sport (Albania)

Reali denoncon Interin në FIFA dhe synon Ikardin

Replikojnë zikaltrit, pritet vendim nga organi

- Përgatiti: LEDIO NASE

Çështja "Luka Modriç" vazhdon të qarkullojë. Jo shumë për mundësinë e një transferim­i të kroatit nga Reali tek Interi (diçka tanimë e pamundur, merkato në Itali u mbyll dje në 20:00), aq sa për mundësitë e një pasoje ligjore lidhur me bisedimet mes klubit zikaltër dhe lojtarit.

SITUATA - Reali i Madridit është hedhur në "kundërsulm": bisedimet e Interit me Luka Modriçin kanë inatosur presidenti­n Florentino Perez, aq sa ky i fundit është gati të denoncojë zikaltrit në FIFA për sjellje ilegale. Një lajm "bombë", që dëshmon si Interi ka kultivuar vërtet ëndrrën për t'i marrë Realit kampionin kroat, por edhe idenë që në Madrid nuk e kanë marrë asnjëherë në konsiderat­ë idenë për ta lënë të lirë mesfushori­n, i cili ka një klauzolë që shkon përtej 700 milionë eurove dhe një kontratë me kampionët e Europës deri në 2022-shin. Sipas Realit, Interi ka kontaktuar ilegalisht Modriçin shumë më parë se 6 muajt e skadencës së akordit aktual me klubin "merengues", një sjellje që nga FIFA shihet si e padrejtë në temë merkatoje.

"PREMTIMI" - Një lajm jo i papritur ky (Reali kishte "premtuar" se do u drejtonte gishtin zikaltërve nëse nuk ndërprisni­n bisedimet), i orëve të para të ditës së djeshme, pasi përfaqësue­sit e lojtarit kërkuan edhe një herë të bindin Perezin për të lënë të lirë kroatin, duke u ndeshur edhe një herë me qëndrimin e numrit një të Madridit, që u ka kujtuar përsëri se pagesa e klauzolës (700 milionë euro) do ishte kushti i vetëm për ta lënë Modriçin të lirë. Një ëndërr që tashmë, duke konsiderua­r vendimin e Realit për denoncim, mund të realizohet vetëm verën e 2019-ës, kur kroatit t'i skadojë kontrata (ose, me shpresën e popullit interist në janar).

REPLIKA - Interi, në krahun tjetër, është përgjigjur se ka marrë nga FIFA një informativ­ë (më 14 gusht) për me faktin se Reali dëshiron të shkojë deri në fund lidhur me çështjen. Federata ndërkombët­are i informonte se ishte hapur një hetim paraprak mbi çështjen. Klubi zikaltër, përmes një letre të dërguar më 16 gusht, është përgjigjur përmes postës elektronik­e se nuk ka pasur kurrë kontakte me lojtarin, është sjellë në mënyrë korrekte dhe, ndaj, nuk ka thyer rregullore­n. Nëse nuk do gjendet një akord mes dy shoqërive, është e mundur që

situata të sjellë një hetim. Megjithatë, sipas ekspertëve, këto raste rezultojnë "flluskë uji", edhe pse Modriç qëndroi te Reali. Tani, topi kalon sërish në duart e FIFA-s, që do duhet të vendosë nëse do hapë apo jo një hetim formal kundrejt Interit.

 ??  ??
 ??  ?? Modriç e Perez, foto nga rinovimi i fundit i kroatit me Realin
Modriç e Perez, foto nga rinovimi i fundit i kroatit me Realin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania