Panorama Sport (Albania)

Maldini prezanton blerjet e premton Champions-in

"Surpriza do jetë Kastijeho, me tim bir merret Leonardo"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Paolo Maldini ka folur për televizion in e klubit në ditën e fundit të merkatos. Drejtuesi për zhvillimin sportiv të Milanit ka dhënë mendimin e tij për afrimet, objektivat sezonale, por edhe për pritshmëri­të personale.

Paolo, çfarë note do t'i vendosnit merkatos?

E ka drejtuar Leo, unë kam qenë thjesht pasagjer (qesh). Mendoj se të ardhurit e rinj duhet t'i bëjmë të ndihen në shtëpi, pasi ambientimi i shpejtë do të thotë kontribut më i madh. Trajneri na kërkoi lojtarë cilësorë dhe duke parë stërvitjen e sotme kuptova që të vjetrit dhe të rinjtë flasin të njëjtën gjuhë në aspektin kualitativ. Mendoj se premisat për të zhvilluar një sezon pozitiv janë të gjitha.

Cilat janë aspektet e detyrës së re që duhet të punoni më shumë dhe më pak?

Edhe për mua është një punë e re. Fushën e njoh mirë, ndërsa zyrën disi më pak, por në nivel burokratik ka disa kënaqësi, siç ishte ajo për takimin me Florentino Perezin. Një klub i madh si Reali uron që Milani të rikthehet.

Me siguri që keni objektiva për sezonin e ri, mund të na i thoni?

Duam të përmirësoj­më renditjen e sezonit të fundit, por do të ketë shumë dallim nëse e përmirësoj­më me një apo dy vende. Ndjesitë janë të mira dhe si me trajnerin, ashtu edhe me skuadrën kemi një lidhje të mirë. Të ardhurit e rinj e njohin rëndësinë e fanellës, por kanë edhe krenarinë e këtij hapi të rëndësishë­m për karrierat e tyre. Kastijeho mund të jetë surpriza e madhe.

Napoli-Milan do të jetë edhe një ndeshje kundër Ançelotit, si ndiheni?

Do të jetë e çuditshme të shoh Ançelotin në stolin e Napolit, por karriera e një trajneri i parashikon këto etapa.

A ka organika kuqezi një si Paolo Maldini?

Krahasimet nuk më kanë pëlqyer kurrë, as në kohën kur luaja vetë. Krahasime me tim atë, me Kabrinin, sinqerisht nuk dëshiroj t'i vendos trysni askujt.

Mbase nuk ka Paolo, por ka Daniel Maldinin...

Kam rënë dakord që Danielin ta ndjekë Leonardo, ndërsa të gjithë të tjerët unë, që të mos kemi konflikt inter-

esi ( qesh). Kam pasur një ndryshim përgjegjës­ish në sektorin e të rinjve, ndaj nuk na duhet të ndërhyjmë shumë, por me siguri që do të ketë investime ekonomike dhe kohore, sepse fidanishte­t i kanë dhënë ngaherë kënaqësi këtij klubi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania