Panorama Sport (Albania)

Sot Çelsi-Arsenal, duel me aromë titulli në Londër

Trajneri: I duhet vetëm një gol për të shpërthyer

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nuk ka kohë për të marrë frymë qetë sisht skuadra e Arsenalit. Në javën e parë u përball me Sitin, ndërsa ditën e sotme do të luajë derbin londinez me Çelsin. Në 18: 30 "Topçinjtë" udhëtojnë drejt stadiumit rival për të thyer mallkimin e viteve të fundit. Çelsi është dominues i Londrës në duelin me Arsenalin në ndeshjet e luajtura në sezonet e fundit dhe do të kërkojë të ruajë sërish traditën.

STATISTIKA- Çelsi ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi, të vlefshme për kampionati­n anglez.

* Skuadra e Arsenalit ka dështuar të shënojë në katër nga 5 ndeshjet e Premier Ligës si udhëtuese në "Stamford Bridge".

* Mauricio Sarri ka humbur vetëm 4 nga 57 ndeshjet e luajtura në shtëpi me skuadrën e Napolit (43 fitore dhe 10 barazime).

* Fitorja e Çelsit 3- 0 kundër Hadërsfild­it ishte më e thella në ndeshjen e parë që prej vitit 2008, kur Skolari mundi 4-0 Portsmuthi­n.

* Alvaro Morata ka shënuar vetëm 1 gol në 15 ndeshjet e fundit të kampionati­t. Goli i fundit ka qenë në ndeshjet e Krishtlind­jeve.

* Arsenali ka humbur 7 nga 8 ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë. Fitorja e fundit është në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kundër Hadërsfild­it.

* Nëse Aubamejang do të shënojë, do të jetë goli i 150të për të në 5 kampionate­t kryesorë në Europë.

SARRI- Në konferencë­n për shtyp përpara derbit, trajneri Mauricio Sarri tha se nuk është aspak i shqetësuar për gjendjen e Moratës dhe ka besim që ai do të rikthehet shumë shpejt te goli dhe do të ndihmojë skuadrën për të arritur rezultatet pozitive. "Unë nuk jam aspak i shqetësuar për Moratën. Ai është një lojtar fantastik. Mendoj se në këtë moment i duhet vetëm një gol për të gjetur besimin, por ai është një lojtar i madh. Ai ka nevojë për besim, por është duke punuar shumë. Realisht nuk jam i shqetësuar për të. Të gjithë sulmuesit kur kalojnë një moment të tillë duhet të ruajnë qetësinë", tha Sarri. Më tej, gjatë fjalës së tij ai vlerësoi Arsenalin dhe tha se derbi do të jetë i luftuar nga minuta e parë deri tek ajo e fundit.

 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme e Çelsit
Çast nga stërvitja e djeshme e Çelsit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania