Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Prisni 3 javë për Tiranën e vërtetë

"Tiranën e vërtetë do ta shihni javën e tretë. Për derbin flasim pas Skënderbeu­t"

- OLSI AVDIAJ

“Ne jemi Tirona. Historia na detyron të luajmë për titullin”. Ka qenë shumë i qartë trajneri i Tiranës, Hoze Marselo Ferreira. Në prononcimi­n e tij para sfidës së parë të kampionati­t me Kamzën, Ze Maria ka pohuar se ekipi është gati, si dhe ka komentuar pritshmëri­në e tifozëve. Braziliani pranon se skuadra e tij do të jetë gati vetëm...

"Ne jemi Tirona. His toria na detyron të luajmë për titullin". Ka qenë shumë i qartë trajneri i Tiranës, Hoze Marselo Ferreira. Në prononcimi­n e tij para sfidës së parë të kampionati­t me Kamzën, Ze Maria ka pohuar se ekipi është gati, si dhe ka komentuar pritshmëri­në e tifozëve. Braziliani pranon se skuadra e tij do të jetë gati vetëm pas javës së tretë dhe se shpreson që bardheblut­ë të marrin nëntë pikë të plota në tri sfidat e para, para ndalesës së kombëtarev­e. Derbi? Ze Maria tregohet diplomat, duke kërkuar një herë të kalojë takimet e para të sezonit.

Pas miqësores me Prishtinën, thatë që nuk do të shihni këtë ekip në kampionat. Jeni i këtij mendimi?

Po, pas asaj ndeshjeje e thashë këtë fjali, sepse kur humbëm kundër Prishtinës ishte një ditë e keqe. Kjo ndodhi, sepse përgatitje­t tona ishin të forta ose më saktë të rënduar dhe ekipi e pësoi. Dua të them se ajo që ndodhi atë ditë ishte diçka normale. Sa për nesër(sot) jam shumë i bindur se skuadra ime apo djemtë që kam në ekip do të jenë gati për të luajtur një ndeshje të mirë kundër Kamzës. Në këto kushte nuk jam i shqetësuar për gjendjen fizike apo takimin që do të luajmë.

Kategoria e Parë është shumë ndryshe nga Superliga?

Unë do të luaj nesër (sot) takimin e parë në Kategorinë Superiore, por e di që edhe në kampionate të tjerë të rëndësishë­m në Europë, një kalim i tillë është i vështirë. Kam luajtur në disa shtete. Për mua futbolli është i njëjtë: këtu, në Brazil, Itali apo edhe Spanjë. Dhe kur je në një skuadër si Tirana, me një histori shumë të madhe, qëllimi i vetëm është të luftosh për të fituar apo në thelb të jesh fitues. Për më tepër, këtu njerëzit nuk pranojnë vendin e dytë. Aventurën tonë e nisim kundër Kamzës. Ka ndryshuar shumë nga sezoni i shkuar, por nëse duam të fitojmë, duhet të mendojmë dhe të saktësojmë se çfarë mund të bëjmë ne në ardhmen. Dhe kjo ka lidhje me forcën, dëshirën për të fituar, që për mua është shumë e rëndësishm­e. Sigurisht, para se të mendoj për Kamzën, do të mendoj se çfarë ne mund të bëjmë. Sezonin, të lehtë apo të vështirë, e bëjnë veprimet tona.

Është herët për të folur për objektiva, por a mund të premtoni një objektiv minimal për tifozët. Ndoshta Europën?

Në fillim duhet të nisim kampionati­n. Siç e dini edhe ju, ose atë që kam treguar vitin e

shkuar, mentalitet­i ynë nuk ndryshon. Kur mbron ngjyrat e Tiranës, duhet të fitosh çdo ndeshje, çdo turne. Sigurisht do të jetë e vështirë, por qëllimi ynë përfundimt­ar, edhe pse është herët për të folur, mbetet fitimi i kampionati­t. Ajo që mund t'u them tifozëve tanë është se ne do të luajmë në 200 për qind të mundësive tona. Lojtarët e mi e dinë se nëse nuk japin atë që dua, nuk janë në grup. Prandaj them që është shumë e lehtë për mua. Mentalitet­i ynë mbetet po ai. Stërvitje në maksimum, duke luajtur çdo ndeshje deri në frymën e fundit, për t'i fituar. Skuadrën time nuk do ta shikoni asnjëherë duke luajtur për barazim.

Është kjo skuadra që donit para fillimit të përgatitje­ve?

Klubi më ka dhënë lojtarë me kualitet. Dua ta pranoj se u duhet kohë të bëjnë kohezionin me ekipin tonë. Vijnë nga ekipe të tjera me filozofi të tjera, kështu që u duhet pak kohë të jenë në grup me lojtarët e tjerë. Sigurisht, na duhet një tjetër sulmues. Është i domosdoshë­m, sepse Majkëll (Ngo) nuk është gati për të luajtur. Do t'i duhet edhe pak më shumë se një muaj. Moçka erdhi vetëm dy ditë më parë. Besoj se pas ndeshjes së tretë do të shohim Tiranën e vërtetë.

Qëllimi i tanishëm është të fitojmë ndeshjet. Dhe nëse fitojmë duke luajtur mirë, do të jem i lumtur, por më shumë mendoj për pikët. Jam duke punuar me lojtarët e mi dhe nuk mendoj për lojtarë të tjerë.

Në letër jeni skuadra më e mirë në Superiore?

Unë njoh vetëm skuadrën time, jo ekipet e tjera. Nuk kam pasur kohë të zbuloj skuadrat e tjera, sepse kam qenë i zënë me ekipin tim. Do ta shohim ndeshje pas ndeshjeje cila skuadër është më e fortë. Dihet që ndaj Tiranës çdo skuadër luan me më shumë se 100 për qind, sepse ka dëshirë të

mundë ekipin më të mirë të Shqipërisë. Kjo është histori dhe jo opinion. Gjithsesi, ne si klub duhet të jemi të përgatitur për këtë mënyrë loje, madje duke përballur edhe skuadra që mbyllen mbrapa.

Do të jetë Tirana aq e bukur në fushë, sa fanellat e reja që sapo u zbuluan?

Së pari, bluzat e lojës më kanë pëlqyer shumë. Sa për lojën, gjithmonë kemi dashur dhe duam që të luajnë mirë. Disa herë e kemi bërë, disa herë jo. Mentalitet­i ynë është të fitojmë ndeshjet, por nëse i fitojmë duke luajtur bukur, akoma më mirë. Këto lloj fitoresh mbeten në mendjen e tifozëve. Nëse luan bukur dhe fiton, kujtohesh gjithmonë. Do të bëjmë të pamundurën për të bërë një gjë të tillë.

Ama nuk mund të mos premtoni një fitore në derbi?

Për të menduar për Partizanin duhen edhe pesë ndeshje, të cilat duhet t'i luajmë. Nuk e di çfarë ka ndodhur para meje, ose në Superligë me Partizanin. Ne do të mendojmë për Partizanin vetëm pas Skënderbeu­t. Përpara asaj ndeshjeje, as që e shkoj në mendjen Partizanin. Çdo gjë në kohën e vet, si edhe për atë sfidë që do të ketë kohën e saj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania