Panorama Sport (Albania)

Flamurtari merr një rumun, ja kush largohet nga Kukësi

Bie pista për lojtarin e Dinamo Bukureshti­t, Sergiu Popoviç

- ERMAL SIKA

Flamurtari merr një rumun dhe "blind on" qendrën e mbrojtjes. "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht se 31vjeçari Kristian Sirghi do të mbërrijë sot në Vlorë dhe do të firmosë zyrtarisht kontratën me klubin kuqezi. Qendërmbro­jtësi ka qenë në bisedime prej ditësh me vlonjatët, por klubi kishte një alternativ­ë më të mirë, sërish në Rumani. Ishte pikërisht Sergiu Popoviç, mbrojtësi i Dinamos së Bukureshti­t, që pritej të firmoste në Vlorë. Mirëpo, lojtari nuk u la i lirë nga klubi gjigant rumun dhe drejtuesit vlonjatë nuk humbën kohë, duke marrë një tjetër bashkëkomb­ës së tij. Kristian Sirghi ka një eksperienc­ë të gjatë në elitën e futbollit rumun, duke luajtur për shtatë sezone tek Otelul Galati, e më pas një vit në Izrael me Makabi Netanjën. Sirghi ka qenë edhe pjesë e klubit qipriot, Ermis Aradipu, përpara se të rikthehej në Rumani te Gaz Metani, ku luajti në dy sezonet e fundit. Sërish në lojë për shërbimet e tij ishte edhe klubi qipriot Ermis, por vlonjatët i bën një ofertë më të mirë mbrojtësit.

SINAN IDRIZI - Administra­tori bëhet superstici­oz në prag të startit të kampionati­t. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", administra­tori tha se ndeshja me Teutën do të jetë vendimtare për këtë sezon, pasi do të përcaktojë fatet dhe ecurinë e këtyre dy ekipeve. "Ndeshja e parë me Teutën është si punë orakulli për Flamurtari­n. Gjithmonë në ndeshjen e parë, cili nga ekipet e fiton ndeshjen mes Flamurtari­t dhe Teutës, bën një kampionat më të mirë gjatë sezonit. Kur na ka mundur Teuta para tre vitesh në Fier në fushë asnjanëse, atë vit Teuta bëri kampionati­n më të mirë se ne. Tani i bie që ta hapim ne kampionati­n në fushën e tyre dhe të bëjmë ne kampionati­n më të mirë. Unë kam shumë besim te futbollist­ët. Nuk dua të flas për objektiva dhe t'i vendos në trysni lojtarët dhe stafin. Atë se çfarë kërkojnë tifozët vlonjatë, por edhe klubi, pra objektivat i dinë vetë futbollist­ët", tha Idrizi.

MERKATO - Administra­tori Idrizi ndalet edhe te merkato. "Merkato vijon të jetë e hapur për Flamurtari­n. Presim që të na vijë një futbollist rumun në mbrojtje. Po ashtu presim edhe një sulmues. Këta dy lojtarë do të bëjnë diferencën. Por nuk do mjaftohemi me kaq. Do të kemi edhe dy-tre përforcime deri në fund. Qëllimi është që të marrim lojtarë me vlera dhe që të jenë profesioni­stë", tha Idrizi.

KALE - Sinan Idrizi ndalet edhe te çështja "Kale". Sipas administra­torit, braziliani është lojtar i Flamurtari­t. "Elton Kale është lojtar i Flamurtari­t. Futbollist­i ka nënshkruar një kontratë me ne. Besoj se të hënën apo të martën do të mblidhet Dhoma e Zgjidhjes së Konfliktev­e për të zgjidhur këtë situatë. Ai është lojtari ynë, pasi ka bërë një kontratë me Flamurtari­n dhe kaq. Të tjerat janë histori që nuk më përkasin mua, por do t'i zgjidhin vetë palët", përfundon Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania