Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu­n e nderon një penallti, zhgënjen Partizani

Lojë e dobët e pa raste, Superiorja nis në mën rë të turpshme

- ILIR CARA

Edicioni i jubilar i Kategorisë Superi ore, i 80-ti, u hap me ndeshjen Skënderbeu-Partizani, ku korçarët falë penalltisë të shënuar nga Muzaka në minutën e parë shtesë marrin fitoren e parë. Skënderbeu e nis në mënyrën më të mirë të mundshme mbrojtjen e titullit, pasi që në start ka mundur një rival direkt si Partizani. Dueli i trajnerëve debutues është fituar nga Orges Shehi, ndërsa Skënder Gega është detyruar në fund të pajtohet me humbjen. 90- minutëshi i parë i këtij kampionati ka nisur me probleme të shumta, ku dhuna ishte e pranishme në tribunat e tifozëve, për të zbritur më pas në fushë, ku nuk munguan edhe të plagosurit nga të dy kampet. Ajo që u pa mbrëmë në stadiumin e Korçës, që ishte edhe testi i parë për Superioren për zhvillimin e aktiviteti­t vetëm me praninë e stjuartëve brenda stadiumit, ishte një turp i vërtetë. Sa i përket takimit, ai ishte i ekuilibrua­r, por episodi në fund vendosi triumfin e Skënderbeu­t, i cili ndonëse me ndryshime të shumta nga edicioni i fundit, e nisi sërish si kampion sezonin 20182019.

PJESA E PARË- Të dyja ekipet vinin me ndryshime në start, por ato ishin më prekshëm te Skënderbeu i trajnerit Orges Shehi, i cili edhe ndaj të kuqve i besoi formacioni­t që triumfoi në Superkupë. Ndërsa, trajneri Gega rreshtoi një formacion me disa lëvizje të vogla nga triangolar­ja e zhvilluar në Durrës. Të dyja ekipet tregohen të kujdesshme në start, duke u bazuar te dyluftimet në mesfushë. Partizani e nisi me pak frikë takimin. Përmes vertikaliz­imeve, të dyja ekipet u munduan të gjenin në befasi kundërshta­rin, por pa i arritur qëllimit. Gabimet në pasime dhe ndërhyrjet e forta bënë që niveli i lojës të mos ngjitej ku duhet. Goditjet nga distanca ishin rreziku i vetëm për të dyja ekipet. Me kalimin e minutave Skënderbeu krijon qartësi dhe rrezikshmë­ri në lojë, duke e nxjerrë jashtë funksionit mesfushën e Partizanit. Gjithsesi, portierët Teqja dhe Hoxha i ndalën pa probleme rastet e krijuara.

PJESA E DYTË- Të dy trajnerët u besuan formacione­ve, me të cilët nisën ndeshjen, por Skënderbeu duket disi më i motivuar, pasi

që në minutën e 49- të vizitojnë portën mike me Krasniqin. Pastaj, ritmi bie dhe pas 10 minutash lojë trajneri Gega bën dy ndërrime, me shpresën për t'i dhënë freski manovrës sulmuese nga krahët, që deri në atë moment ishte e izoluar. Asani dhe

Progni ia lënë vendin Mensahs dhe Bardhit. Në të 59ën, janë sërish vendësit që rrezikojnë pas një kombinimi të bukur mes Bregut dhe Abazit, por mungon finalizimi i Krasniqit. Deri në minutën e 72- të, ku edhe u ndërpre ndeshja pas trazirave të krijuara

në stadium, niveli i lojës bie dhe mungojnë gjuajtjet në portat respektive. Takimi rinis me gjuajtjen e Telushit nga një goditje dënimi, që me vështirësi neutralizo­het nga portieri Teqja. Në këtë moment, Shehi bën zëvendësim­in e parë, ku Gripshi ia

lë vendin Ajzerajt dhe 10 minuta më pas Lulaj hyn në vend të Demtes. Rifillimi i lojës flet për të kuqtë që janë më kërkues dhe të rrezikshëm te porta korçare. Në të 88-ën, Krasniqi ia lë vendin Oto Xhonit te Skënderbeu. Kur mendohej se ndeshja

do të mbyllej në barazim, Bregu përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Partizanit dhe në fund fiton një penallti, që shndërrohe­t në gol nga Gjergji Muzaka. Nuk ka më histori dhe gjithçka mbyllet me fitoren 1- 0 të Skënderbeu­t.

 ?? Fotot: F. Hazizllari ?? Çast nga përleshja e tifozëve në ndeshjen e djeshme
Fotot: F. Hazizllari Çast nga përleshja e tifozëve në ndeshjen e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania