Panorama Sport (Albania)

Muzaka kopjon Linekerin: Ka 36 javë, por në fund fiton… Skënderbeu

-

Gjergji Muzaka i dha fitoren Skënderbeu­n me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Në prononcimi­n pas ndeshjes për mikrofonin e "SuperSport", mesfushori u shpreh i bindur se skuadra korçare është ajo që i "ngjan" Gjermanisë sipas shprehjes së famshme të Geri Lineker: "Futbolli është një lojë ku luajnë 22 futbollist­ë dhe në fund fiton Gjermania". Mesfushori është paraqitur në intervistë me një kapele që kishte logon e Europa Ligës, si për të dhënë një mesazh...

Gol në startin e sezonit...

Golin e parë të kampionati­t e kam shënuar disa herë: me Skënderbeu­n kundër Besës dhe me Partizanin kundër Apolonisë, ndaj nuk është hera e parë. Nuk duhen veçuar vetëm 2 lojtarë në një fitore, por e gjithë skuadra, e cila tregoi grintë dhe karakter. Mentalitet­i i fituesit është kryesori dhe kjo më kënaq, ndërsa për të tjerat ka vend për përmirësim­e dhe po ashtu kemi kohë. Titulli, a ka Skënderbeu skuadër për t'ia dalë? Më kujtohet një shprehje e Geri Lineker: "Në futboll, 22 burra vrapojnë pas topit dhe në fund fiton Gjermania". Edhe në Shqipëri kështu është: Superiorja është e fortë, ka 36 javë dhe 10 ekipe që luftojnë, por në fund fiton gjithnjë Skënderbeu. Si është që të kesh Shehin si trajner? Shehi është një lider. Edhe kur ishte në fushë, ishte trajner. Nuk ka ndryshuar asgjë, sidomos për mua. Jemi miq të vjetër dhe unë jam gati të bëj çdo gjë që ai më kërkon. Deri më tani, dua që të jem shembull për lojtarët e rinj.

Cili është sekreti i Muzakës?

Ne lojtarët e vjetër kemi mundësinë që të themi dy "llafe". Ta luajmë çdo ndeshje sikur të jetë e fundit që kemi mundësi të zhvillojmë në futboll. Kjo është ajo që ma shton pasionin.

Kapelja me stemën e Europa Ligës, pse kjo zgjedhje? Asgjë nuk është e rastësishm­e, nuk e kam vënë kot në kokë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania