Panorama Sport (Albania)

FSHF: U lëkund siguria në stadiume

"Do të kërkojmë zgjidhje të problemit, me gjithë barrierën ligjore që imponoi një situatë të tillë"

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar dje në orët e vona të mbrëmjes në lidhje me startin skandaloz të kampionati­t. Duke parë se situata mund të precipitoj­ë, institucio­ni i futbollit i ka bërë apel shtetit shqiptar që të rishikojë menjëherë ligjin e ri për sportin për sa i përket sigurisë në stadiume dhe prezencës së policisë. REAGIMI

"Federata Shqiptare e Futbollit ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim incidentin e ndodhur në Korçë gjatë ndeshjes hapëse të kampionati­t. Për çdo moment aparati drejtues ka qenë në kontakt të vazhdueshë­m me zyrtaret e ndeshjes, për të risjellë në stabilitet situatën e agravuar mes tifozërive. Për fatin e mirë situata u rikthye në normalitet­in që duhet, por karshi një episodi të tillë, FSHF nuk mund të qëndrojë kurrsesi indiferent­e. Organizimi dhe mbarëvajtj­a e garës mbetet prioritet absolut i saj. Incidenti në stadiumin e Korçës duhet të jetë një moment emergjent reflektimi për sa i përket sigurisë në stadiume dhe prezencës së policisë së shtetit në to. Tensioni i prodhuar në Korçë nuk mund të përligjë në asnjë moment amendime ligjore të parakohshm­e dhe që lëkundin sigurinë publike në stadiume.

Një ngjarje e tillë dëshmoi pikërisht që për një çështje të tillë kërkohet një reflektim i menjëhersh­ëm institucio­nal. Nga ana tjetër, FSHF kërkon të risjellë për të disatën herë në vëmendje të klubeve, rritjen e komunikimi­t të tyre me tifozërite përkatëse, sensibiliz­imin e vazhdueshë­m me grupimet e tifozërive për të garantuar më shumë stabilitet dhe për të shmangur sa më tepër momente të tilla agravuese dhe jashtë kontrollit në shkallët e stadiumit. Pjesa komunikues­e me tifozëritë e tyre është dhe duhet të mbetet një nga prioritete­t e domosdoshm­e. Për incidentin në Korçë gjithçka do të analizohet me detaje referuar raporteve nga zyrtaret e ndeshjes për t'i kaluar më pas edhe komisionev­e përkatëse për shqyrtim dhe vendimmarr­je. FSHF do të qëndrojë në kontakte të vazhdueshm­e me autoritete­t përkatëse të rendit dhe me klubet për t'i dhënë një zgjidhje garantuese këtij problemi, me gjithë barrierën ligjore që imponoi një situatë të tillë", shkruhej ndër të tjera në qëndrimin zyrtar të institucio­nit të futbollit, dhënë për mediat në mesnatë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania