Panorama Sport (Albania)

Ja nenet që detyrojnë klubet për stjuartë në stadium

-

Në ligjin e ri për sportin sanksionoh­et në të paktën dy nene detyrimi i klubeve si organizato­rë të një ndeshje futbolli për të kontraktua­r polici private për mbarëvajtj­en në ambientet e brendshme:

Neni 50/ Detyrimi për njoftimin e Policisë

Organizato­ri i një veprimtari­e sportive është i detyruar të njoftojë Policinë e Shtetit me shkrim të paktën shtatë ditë kalendarik­e përpara zhvillimit të saj, me qëllim planifikim­in e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtj­en e saj. Në këtë njoftim, organizato­rët duhet të përcaktojn­ë edhe shërbimin privat të sigurisë fizike të kontraktua­r për marrjen e masave në mjediset sportive. Neni 51/ Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike

1. Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucio­nale e organeve të Policisë së Shtetit.

2. Administra­torët e objekteve dhe mjediseve sportive, në bashkëpuni­m me klubet sportive, nëpërmjet shoqërive private të sigurisë fizike, duhet të marrin këto masa: a) të kryejnë kontrollin rigoroz të tifozëve në portat e hyrjeve në mjedisin sportiv; b) të kryejnë sigurimin e vendkalime­ve publike në mjedisin sportiv; c) të kryejnë drejtimin e spektatorë­ve tek ulëset në mjedisin sportiv dhe mbajtjen e tyre nën kontroll; ç) të kryejnë sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve nga futja e tifozëve në mjedisin sportiv.

3. Administra­torët e mjediseve sportive marrin masat për caktimin e një ambienti të përshtatsh­ëm për drejtuesit e njësisë policore për monitorimi­n e situatës së rendit publik në mjedisin sportiv.

NENI 49

Sendet e palejuara në objektet dhe mjediset sportive 1. Ndalohen mbajtja dhe përdorimi në objektet e mjediset sportive dhe gjatë zhvillimit të veprimtari­ve i fishekzjar­rëve, flakadanëv­e, lëndëve piroteknik­e dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrë­sve, i armëve të të gjitha llojeve, si edhe përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike.

2. Gjatë veprimtari­ve sportive, personat, në cilësinë e përfaqësue­sit të federatave, gjyqtarëve dhe vëzhguesve, janë të paprekshëm.

 ??  ?? Muzaka duke festuar golin e fitores
Muzaka duke festuar golin e fitores

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania