Panorama Sport (Albania)

Gjyqtari zhvesh Shehin në debutim, ora elektronik­e i bën lëmsh tifozët

Olsi Rama shfaqet me tutat e Hellas Veronës, ja çfarë nuk u pa

-

Përveç tensionit dhe dhunës nga tifozët, sfida hapëse e kampionati­t pati edhe momente të tjera pikante që nuk janë parë në televizion. "Panorama Sport" evidenton momentet më interesant­e brenda dhe jashtë fushës...

* Në Korçë çelet edicioni i 80-të i kampionati­t të futbollit dhe gjithçka nis me një ceremoni para startit të takimit mes kampionëve në fuqi të Skënderbeu­t dhe Partizanit si sfidues. Sfida nis menjëherë elektrizue­se në tribunë ku nuk mungojnë që në fillim, pa startuar takimi, ofendimet në distancë mes dy tifozërive. Nëse tifozët e nisin me sharje e ofendime këtë sezon futbollist­ik në dy pankinat respektive ka korrektësi e përqafime. I tillë është takimi mes Shehit dhe Gegës.

* Starti i sezonit të ri në Korçë vjen me ndryshime dhe mangësi në të njëjtën kohë. Ajo që binte në sy menjëherë ishte mungesa e megafotos së Tefik Osmanit në tribunën D të stadiumit, e hequr pak ditë pasi korçari zgjodhi të vijonte karrierën në Durrës. Ndërsa, në anën tjetër ora elektronik­e në stadium nuk funksionoi për asnjë sekondë, duke u kthyer në shqetësim për gazetarët kryesisht, por edhe për tifozët.

* Një stadium i mbushur në masë të madhe ishte ai i ndeshjes së djeshme në Korçë ku më shumë se 5000 sportdashë­s zgjodhën të shihnin ndeshjen mes Skënderbeu­t dhe Partizanit nga shkallët e stadiumit "Skënderbeu". Edhe në tribunat VIP nuk munguan të zakonshmit me Ardjan Takajn dhe Arlind Boshkun në kampin bardhekuq të shoqëruar nga Filo e Fakiç. Ndërsa, në anën tjetër të kuqtë kishin mungesën e madhe të Gaz Demit, por Olsi Rama dhe Genc Tomorri qëndronin në ballë të të kuqve.

* Ndeshja nisi e qetë dhe duket se Skënderbeu ishte më kërkues në fushë, duke luajtur me zemër, ndërsa Shehi vazhdoi të udhëhiqte në pistë gjatë gjithë kohës në këmbë të tijtë, duke treguar stimul të madh dhe dëshirë po aq të madhe për të qenë triumfues në anën e tij. Gega nga krahu tjetër më i përmbajtur jepte vazhdimish­t këshilla.

* Vlen të theksohet momenti kur pati një përplasje në distancë mes Trashit dhe Gegës, e cila u mbyll në moment.

* Arbitri i katërt, disa minuta pas fillimit të ndeshjes, detyron Shehin të zhvishet. Trajneri i Skënderbeu­t detyrohet të heqë xhaketën e zezë dhe të qëndrojë me këmishë e kravatë në fushë, pasi ngjyrat ngatërrohe­shin me Partizanin. Gjithsesi, Shehi duket se nuk e ndien aspak të ftohtin në fushë dhe qëndron ashtu gjatë gjithë ndeshjes.

* Në momentet kur takimi u ndërpre, Shehi mblodhi lojtarët së bashku me stafin dhe u kërkoi të ruanin qetësinë dhe të mos prekeshin nga ky incident emocionali­sht. Kjo për vetë faktin se trajnerit të bardhekuqv­e i është kujtuar koha kur ishte lojtar dhe ndeshja e Superkupës me Tiranën apo edhe Beogradi me Kombëtaren, prandaj donte që ekipin ta mbante të qetë në atë moment. * Gjatë përplasjev­e të dy tifozërive nuk kanë munguar as ofendimet dhe akuzat drejt drejtuesve të kuq, që i quanin përgjegjës të asaj çka po bënin tifozët e Partizanit.

* Në momentin e penalltisë së fituar nga Bregu, gëzimi i stolit bardhekuq ka qenë i madh teksa të gjithë kanë vrapuar deri në kufijtë e fushës. Më pas, me kthimin në gol nga ana e Muzakës, festa ka qenë legjitime.

* Protesta ka pasur në shumë raste nga lojtarët e Skënderbeu­t për sjelljen dhe vendimet e kryesorit dhe asistentëv­e të tij, sidomos gjatë pjesës së parë kur megjithëse Skënderbeu dilte në një aksion të rrezikshëm, anësori vendosi të sinjalizoj­ë faull për Vangjelin, duke mos lejuar avantazhin. Kjo solli reagim nga ana e Radasit që dukej më i revoltuari nga bardhekuqt­ë.

 ??  ?? Një qen dhe Shehi në sfond mes... kolapsit
Një qen dhe Shehi në sfond mes... kolapsit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania