Panorama Sport (Albania)

Gega: Tifozë të edukuar keq, ja pse humbëm

"!aboi mesfusha, edhe nëse dilnim barazim nuk kënaqesha"

-

Trajneri Skënder Gega ka debutuar me humbje te Partizani dhe në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes e pranoi se priste më shumë nga mesfusha. Ai tregoi problemet e skuadrës dhe çfarë pret, ku bën pjesë edhe Edgar Çani.

A ja vlen të flasim për futboll të luajtur në këto kushte kur dy tifozeritë dhuruan dhunë?

Unë ndiej keqardhje sepse Korça është një qytet i qetë. Duhet të japë shembull për të qenë sa më larg kësaj çfarë ndodhi. Jemi një tifozëri e edukuar keq dhe po marrim shembullin më të keq të tifozërive të huaja. Duhet që të ndryshojmë mënyrë të sjelluri dhe normalisht që sa të jem te Partizani do të mundohem të jap një shembull pozitiv.

Sa keqardhje ka për humbjen në fund?

Lshtë për të ardhur keq. Erdhëm me pretendime­t tona. Në pjesën e parë çaluam në mesfushë, që e mendoja më të fortën. U munduam ta korrigjoni­m. Në pjesën e dytë u kthyem në 4-2-3-1 dhe Hebaj kishte mbështetje të madhe. Nuk jam i kënaqur edhe po të dilja barazim. Gabuam në një moment. Po gjithsesi është ndeshja e parë dhe rruga është e gjatë. Ishim përgatitur për të marrë maksimumin, por futbolli kështu e ka.

Skuadra do të kërkojë afrime në merkato?

Kam deklaruar para ndeshjes se kemi nevojë të korrigjohe­mi në merkato. Kam dhënë mendime se në çfarë repartesh do korrigjohe­mi. Grupi kryesor është. Jemi stërvitur mirë, kemi bërë më të mirën. U ndëshkuam me një penallti që duhet të evitohej. Futbolli është i tillë.

A e ka Partizani stofin e kampionit?

Unë që ditën e parë që kam ardhur nuk e kam deklaruar që e ka stofin e kampionit. Njerëzit kanë dëshirë të madhe edhe unë gjithashtu. Lshtë fillimi, do ishte mirë të dilnim me sukses sot, çdo gjë do të qartësohet në vazhdim. Rruga është e gjatë.

Hebaj i paambientu­ar, i pastërvitu­r, dhe pa mbështetje. Mund t'i zgjidhi Partizani problemet e sulmit me një lojtar të tillë?

Hebaj ishte maja e ekipit, por nuk ishte faji i tij. Mesfusha nuk e ndihmoi. Në pjesën e parë u la i vetëm. Në pjesën e dytë, afruam Malën si sulmues i dytë, morëm pak risk, megjithatë unë them se ka shumë punë për të bërë. Partizani nuk

i var shpresat te një lojtar.

Në krahë të mbrojtjes jeni me lojtarë të adaptuar, do të kërkoni përforcime apo do të vazhdoni kështu?

Do të vazhdojmë kështu. Nuk është problemi te Trashi. Ibrahimi punoi shumë mirë. Për aq kohë sa nuk kemi një mbrojtës të djathtë më të mirë

se Ibrahimi, do të luajë ai që jep më shumë. Nuk janë pikat tona më të dobëta mbrojtësit e krahut.

Mensah, Bardhi, Asani dhe Progni e goditën shumë pak portën. Ishin mbrojtësit kundërshta­rë shumë të fortë apo luajnë larg Hebajt. Cani kur do të jetë në dispozicio­n?

Për këta të 3 të përgjigjem. Me Çanin nuk kam një kontratë. Në qoftë se do ta shikosh Çanin, shko tek ekipi i dytë. Në qoftë se ai vjen fizikisht mirë, ai e ka derën e hapur. Unë do marr atë që është në maksimum dhe atë që do japë maksimumin. Çanin e pamë një vit dhe e dimë çfarë ka bërë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania