Panorama Sport (Albania)

"Skënderbeu më lart, ja çfarë i thashë ekipit pas dhunës"

-

Aventura e Orges Shehit si trajner i Skënderbeu­t ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, ku pas fitores së Superkupës ka mposhtur edhe Partizanin në start. Në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes për "SuperSport", Shehi pohoi se ekipi i tij ishte më lart se kundërshta­ri, por pret akoma më shumë nga të tijtë. Sa i përket dhunës, ai e quan të papranuesh­me, pasi sporti i bashkon njerëzit.

DHUNA- "Sinqerisht shpreh keqardhje që në këtë vit ndodhin situata të tilla. Futbolli është sport që bashkon. Ka bashkuar klasa politike, shtresa njerëzish dhe duhet të bashkojë tifozëritë. Sinqerisht, nuk duhet të ndodhë, jo vetëm këtu, por askund tjetër kjo që ndodhi sot (dje). Të them të drejtën, loja jonë ndryshoi pas asaj që ndodhi mes tifozërive. U kam kërkuar lojtarëve që të mos ndikohen nga situata dhe të ruajnë qetësinë. Kjo për shkak se m'u kujtua menjëherë ndeshja e Superkupës me Tiranën para disa vitesh, ku pas një situate të njëjtë ne e vuajtëm shumë në fushë dhe humbëm takimin".

TAKIMI- "Një fitore me vlera, e kam thënë edhe para ndeshjes, luajmë me një rival direkt. Më vjen mirë që skuadra vijon kështu, nuk kishim ritmin e duhur, por fituam edhe ndaj

Laçit që kishte bërë katër ndeshje në Europë. Edhe sot (dje) ishim më lart se kundërshta­ri. Më vjen mirë që djemtë janë të karikuar dhe me uri. Kemi punuar dhe kishim informacio­n që Partizani do të ndryshonte. Me atë formacion që bëri në triangolar­e, ndryshoi gjatë lojës".

SITUATA E EKIPIT- "Kemi pasur probleme me federimet, Ajzerajn dhe Gavazajn i kemi pasur vetëm sot. Në këto ditë të fundit duhet të plotësohem­i. Kemi nevojë për merkato, sepse nuk mund të themi që jemi të kompletuar. Kemi disa lojtarë që nuk kanë minutat e duhura, lojtarë të rinj si Krasniqi, Demte, Gripshi dhe Abazi, që kanë kohë pa u aktivizuar. Me kalimin e kohës do të marrin besim, normale që nuk janë 100%.Ata janë jo më kot pjesë e Skënderbeu­t. Unë besoj se ata do të rriten. Kanë besimin tim të plotë sepse janë futbollist­ë me cilësi. Do të ndjekin shembullin e lojtarëve të vjetër që janë profesioni­stë nga të gjitha anët".

RAPORTI ME LOJTARËT- "Nuk ka qenë e lehtë, në stërvitje nuk jemi më shokë. Pas stërvitjes jemi miq dhe vëllezër. Për këtë duhen falënderua­r, pasi janë sjellë si profesioni­stë të vërtetë. Ata dinë t'i ndajnë situatat brenda dhe jashtë fushës. Ju kam thënë më thërrisni profesor në stërvitje, ndërsa jashtë Gesi", u shpreh trajneri Shehi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania