Panorama Sport (Albania)

Ja çfarë duhet të dini për Tiranën e 2018-2019-ës

-

Tirana kthehet në Superiore. Një fjali, e cila deri para dy sezonesh nuk mund të konceptohe­j. Gjithsesi, Tirana mbetet skuadra e rekordeve. Të veçantat e këtij ekipi jo vetëm janë unike, por gjithmonë përbëjnë lajm për bardheblut­ë. Më poshtë janë pikantet që duhet të dini për sezonin 2018-2019. -Për ata që nuk e dinë, Tirana kthehet në Kategorinë Superiore, pas një viti "burg" në Kategorinë e Parë, ndërkohë që skuadra bardheblu nuk e fiton titullin prej sezonit 2008-2009, pra prej nëntë sezonesh. -448 ditë ka qëndruar larg Superiores skuadra bardheblu, e cila menjëherë la pas Kategorinë e Parë.

-Gjatë qenësisë në Kategorinë e Parë, Tirana ia doli të fitonte tre trofe, Kupën e Shqipërisë, katër ditë pasi kishte rënë një Kategori më poshtë dhe Superkupën e Shqipërisë ndaj Kukësit, para fillimit të sezonit e shkuar, si dhe Kupën e Kategorisë së Parë.

-Si zakonisht, vitet e fundit Tirana është një ekip, i cili afron shumë të huaj. Mes stafit dhe futbollist­ëve janë 10 të huaj në ekip, ndërkohë që Emanuel Egbo nuk llogaritet te të huajt, pasi është shtetas shqiptar. -Erando Karabeci është lojtari, i cili ka më shumë sezone te bardheblut­ë, plot 10 të tillë me fanellën e Tiranës. -Erjon Hoxhallari është futbollist­i më i vlerësuar në merkato me 375 mijë euro, ndërsa vlera totale e skuadrës shkon rreth 5 milionë euro.

-Takimi mes Tiranës dhe Kamzës do të jetë i pesti mes këtyre dy skuadrave. Në katër përballjet e tjera, tri ndeshje i ka fituar Tirana dhe njëra është ndarë në barazim. -1653 ditë ka Tirana pa fituar një derb ndaj Partizanit. Një sfidë, e cila duhet të fitohet me doemos nga bardheblut­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania