Panorama Sport (Albania)

Ze Maria e vendos, ja cilët e nisin sezonin si titullarë

-

Hoze Marselo Ferreira vendos për 11-shen që do të hedhë në fushë kundër Kamzës. Edhe në stërvitjen e fundit, trajneri ka provuar 11-shen që ka testuar gjatë javës. Dilema më e madhe për Ze Marian mbetet porta. Gjithsesi, ai që me të gjitha gjasat do të luajë është Alesio Abibi. Shpëtim Moçka ka pak ditë që ka mbërritur në ekip dhe kjo e penalizon të luajë titullar. Vetëm ndonjë ndryshim i sekondës së fundit mund të përmbysë situatën. Ze Maria e ka vendosur se në mbrojtje do të luajë me Dokën, Turtullin, Atingën e Hoxhallari­n. Këta do të jenë lojtarët e prapavijës, të cilët do të përballen me sulmin e Kamzës. Në qendër të mesfushës do të luajnë Maveje-Karabeci e Daja. Nga krahët do të aktivizohe­n Greca dhe Kobina. Me Mungesën e Majkëll Ngosë, Junus Sentamu do të luajë nga minuta e parë. Për gjatë gjithë kohës, trajneri e ka pozicionua­r Sentamunë në krye të sulmit. Krahët e mesfushës, Greca dhe Kobina do të ndihmojnë në repartin e avancuar ugadezin. Jashtë skuadre për këtë sfidë ka mbetur Sedat Berisha, ndërkohë që pothuajse të gjitha blerjet e tjera kanë qenë në grup. KUNDËRSHTA­RI - Kamza ndaj ekipit bardheblu mund të luajë me skemën 4-2-3-1. Devolli ka vetëm një dilemë, repartin e avancuar. Si sulmues i vetëm është Ognjen Roloviç, edhe pse ai është në balotazh me Nestor Martinenan. Pjesa tjetër e skuadrës është e përbërë nga: Avdyli, Frashëri, Teqja, Beiqiri, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Mumajesi, Mehmeti e Zisi. Nëse Plaku bashkohet me grupin, ai mund të luajë titullar ndaj bardhebluv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania