Panorama Sport (Albania)

Devolli: Ndaj Tiranës kënaqem me barazim

Teqja falënderon "Fanatics", por kërkon pikë ndaj 24 herë kampionëve

- ABDULLA DUSHKU

Skuadra e Kamzës, me seancën e djeshme stërvitore të zhvilluar në stadiumin e vet, u ka dhënë fund përgatitje­ve për ndeshjen e sotme ndaj Tiranës. Një sfidë ku synohet vetëm fitorja. Kjo shihet në sytë e trajnerit, në forcën e lojtarëve, të cilët duan të marrin diçka në këmbim, për mundin e djersën e derdhur gjatë këtyre ditëve, për këtë takim të parë, nga ku varet shumë dhe ecuria e skuadrës për sezonin e ri. Në fund të stërvitjes, ai që foli për mediat ishte trajneri Bledar Devolli dhe ish-futbollist­i bardheblu, Olsi Teqja. Trajneri Devolli në prononcimi­n e tij u shpreh: "Është hera e parë që unë drejtoj një ekip në Superligën shqiptare e sigurisht kjo nuk është fort e lehtë, sigurisht të jep emocione. Tani topi na mbetet ne drejtuesve dhe lojtarëve, për të bërë lojëra të mira, duke besuar në fat, por pse jo dhe në rezultatet". Lidhur me objektivat që ka Kamza këtë sezon, Devolli shprehet se për momentin ai mendon për ekipin. "E rëndësishm­e është që kemi ndërtuar një grup të mirë. Meraku mbetet vetëm ardhja me vonesë e disa lojtarëve dhe u duhet kohë për të arritur formën", është shprehur trajneri i Kamzës, i cili foli edhe për Tiranën, një skuadër me të cilën ka luajtur si futbollist. "Tirana? Unë mjaftohem vetëm të marr vesh kalendarin dhe i gjithë përqendrim­i ynë është te kjo ndeshje. Është e vërtetë që luajmë kundër një ekipi të madh, me më shumë tituj, megjithatë ne i kemi marrë masat për ta nisur kampionati­n me rezultat të mirë. Ne ecim me parimin që në çdo ndeshje të shkojmë për ta fituar. Normalisht që mund të na kënaqë edhe barazimi, por qëllimi ynë është për ta fituar takimin, për të marrë tri pikët. Ardhja e Plakut na lumturon. Ai është kapiteni i skuadrës dhe lojtari më i mirë në treg. Sigurisht, ai e njeh mjaft mirë skuadrën e Kamzës dhe shokët e duan", ka mbyllur Bledar Devolli.

OLSI TEQJA

Një tjetër ish- bardheblu është Olsi Teqja. Mbrojtësi, i cili luajti sezonin e fundit në Superiore me Tiranën dhe më pas u largua te Shkëndija e Tetovës, rrëfen këtë rikthim në Superiore. "Mbylla një sezon shumë të suksesshëm me ekipin maqedonas. Te Kamza nuk jam vetëm unë i rikthyer kundër Tiranës, pasi ekipi ka dhe lojtarë të tjerë si Frashëri, Malaj etj., dhe kjo është një përgjegjës­i për ne. Kemi eksperienc­ën e duhur për këtë takim, duke u përgatitur mirë dhe për ta mbajtur mbi shpatulla përgjegjës­inë e ndeshjes. Kërkojmë t'i bëjmë një nisje sa më të mirë kampionati­t", ka pohuar Teqja, i cili flet më pas edhe për ekipin e Kamzës: "Ne në përbërje kemi shumë lojtarë që kanë fituar tituj dhe dinë sesi fitohen trofetë. E kjo vjen duke i marrë ndeshjet njëra pas tjetrës, duke qenë se objektivat e skuadrës do të mbeten brenda skuadrës dhe nuk është e drejtë që t'i tregojmë". Dy fjalë edhe për "Fanatics", të cilët e kanë përkrahur pa kufij mbrojtësin. "Kush ka luajtur te Tirana ka kujtimet më të bukura. Unë i kam njohur shumë grupime tifozërish, si ' Fanatics'- at, 'Shvercerat', ' Plisat' etj., por jam i mendimit se ' Tirona Fanatics' është grupimi më i mirë, ku jo vetëm unë, por të gjithë, kudo në Shqipëri kanë respekt për këtë tifogrup. Emocionet e mia do të jenë vetëm sa të fillojë ndeshja dhe më pas do harrohen", ka mbyllur Olsi Teqja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania