Panorama Sport (Albania)

Kostiç do fitore në start, konfirmohe­t sulmuesi kenian

Luftëtari/ Trajneri: Kastrioti meriton respekt

-

Luftëtari i Millosh Kostiç është plotësisht i gatshëm në prag të sfidës së sotme. Kostiç, pas përfundimi­t të seancës së fundit stërvitore, për "Panorama Sport" u shpreh me bindje të plotë se të tijtë do ta nisin me këmbë të mbarë aventurën e re futbollist­ike.

Cila është gjendja e skuadrës para takimit të sotëm?

Lojtarët gëzojnë një përgatitje të kënaqshme fizike dhe unë besoj shumë se falë saj do të shprehin në fushë më shumë se 100 për qind të kapaciteti­t të tyre. Jemi shumë mirë fizikisht dhe besoj te 11- shi që do të kemi në fushë. Të 11 futbollist­ët do të japin më të mirën për ta nisur kampionati­n me fitore. Pak rëndësi ka se kush do të jetë i pranishëm në fushë për të përballuar kundërshta­rin, i cili do të kërkojë ashtu si ne më të mirën. Përgatitje­t kanë ecur në mënyrën më të mirë dhe këtë e tregon gjendja e lojtarëve, të cilët janë treguar të përpiktë në zbatimin e detyrave.

Sa e njihni kundërshta­rin dhe a e keni studiuar Kastriotin? Mund të them se e kam ndjekur nëpërmjet videove Kastriotin në ndeshjet miqësore që ka zhvilluar gjatë përgatitje­ve. Për këtë ndeshje, të gjithë futbollist­ët pa përjashtim, pasi nuk janë 11, por 24, do të japin gjithçka. Nesër ( sot) nuk kemi të bëjmë me një takim miqësor, pasi është ndeshje zyrtare si gjithë të tjerat në vazhdim ku ne do të kërkojmë fitoren. Për mua të gjitha ndeshjet janë njësoj. Nuk mund të thuash ekzaktësis­ht se do të fitojmë, por objektivi ynë është vetëm fitorja. Futbolli është i paparashik­ueshëm. Nuk ka ekipe të lehta apo të forta, pasi të gjitha skuadrat duhen respektuar njësoj.

Për ju, a konsideroh­et e mbyllur merkato e Luftëtarit?

Po! Ne presim vetëm Ismael Dunga dhe merkato quhet e mbyllur. Kanë firmosur dhe lojtarë që kanë qenë në provë, kështu që skuadra është kompletuar. Tomor Shehu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania