Panorama Sport (Albania)

Avdyli: Konkurrenc­a s'më tremb, Teuta luan për objektiva madhorë

-

Fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe në kampin durrsak të gjithë janë të bindur se duke dhënë maksimumin në fushë kundër Flamurtari­t, në fund rezultati do të flasë për ta. Mesfushori i ardhur në këtë merkato vere nga Liria e Prizrenit, Florent Avdyli, gjatë një interviste për "Panorama Sport" flet për gjithçka: nga debutimi në Superiore te konkurrenc­a në mesfushë, objektivat, por edhe njohja me Shkëmbin. Ai beson se këtë edicion Teuta nuk do ta mbyllë pa trofe. Debutoni në Superiore ndaj një ekipi dinjitoz. A jeni gati për të treguar vlerat që në fillim?

Normale që është emocionues­e ndeshja ime e parë në kampionati­n shqiptar. Do mundohem të jap maksimumin tim dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv. Duke dhënë maksimumin, fitorja do të jetë për ne.

Sa e njihni kampionati­n dhe çfarë prisni nga ky sezon? Kategorinë Superiore e njoh nga kolegët që kemi luajtur bashkë në vitin e kaluar te Liria, por edhe nga televizion­et. Pres që në këtë sezon t'i arrijmë objektivat e klubit. A është një plus fakti që keni punuar edhe më parë me trajnerin Shkëmbi? Është një element pozitiv për mua, pasi kjo nuk është hera e parë që punoj me këtë staf teknik. Jam i sigurt se me punën që kemi bërë deri tani në fazën përgatitor­e, sukseset nuk do të mungojnë. Si është përgatitur ndeshja me Flamurtari­n? Me çfarë synimi futeni në fushë? Kemi disa ditë që jemi duke u përgatitur për ndeshjen me Flamurtari­n, duke qenë totalisht të fokusuar. Kundërshta­rin e njohim pak, por e rëndësishm­e është që impenjimi të jetë maksimal për ta nisur mbarë kampionati­n. A jeni ambientuar me shokët e skuadrës? Jam ambientuar shumë mirë dhe shokët e ekipit ma kanë bërë më të lehtë. Duke punuar të gjithë së bashku, do të arrijmë qëllimet tona dhe të klubit.

Ku mund të arrijë Teuta në këtë sezon ku synimi minimal është Europa?

Sigurisht, dëshira është pjesëmarrj­a në kompeticio­net europiane dhe duhet ta arrijmë këtë objektiv me patjetër. Ekipi duhet të ecë mirë, jo vetëm në Kupën e Shqipërisë, por edhe në kampionat besojmë në rezultate pozitive që të arrijmë pritshmëri­të e drejtuesve.

Në mesfushë ka shumë konkurrenc­ë. I trembeni? Konkurrenc­a e ekipit nuk më tremb, jam i vetëdijshë­m për kualitetin dhe e di se këtu është një grup i fortë. Sa më e madhe të jetë konkurrenc­a në ekip, ka më tepër angazhim dhe punë dhe kjo të bën edhe më të fortë. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania