Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Plaku i larguar dhe dilema për tre titullarë

Shameti dhe Musolli presin ofertën për rinovim

- SKERDILAID SULOZEQI

Pas eliminimit në Ligën e Europës, Kukësi ka zbritur menjëherë në fushë, pasi koha nuk pret dhe nesër është ndeshja e radhës, e vlefshme për javën e parë të kampionati­t kundër Laçit. Paraditen e djeshme presidenti Safet Gjici ka pasur një takim me trajnerin Armando Cungu, si dhe pjesën tjetër të stafit. Mësohet se ai ka biseduar për ndeshjen e së enjtes, ku Kukësi ishte fare pranë kualifikim­it. Ndryshe nga takimet e mëparshme, tonet kanë qenë të buta, pasi kreu i klubit ka qenë i kënaqur nga ajo çfarë ekipi shfaqi në fushë. Keqardhja ishte vetëm për ndeshjen e parë, ku Kukësi pësoi plot 5 gola. Por, mbi të gjitha tema e diskutimit në takimin mes presidenti­t dhe stafit teknik, përfshi këtu drejtorin Nderim Nexhipi, ka qenë merkatoja. Te Kukësi priten lëvizje, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Largimi i sulmuesit Sebino Plaku mund të quhet fakt tashmë. Dje lojtari është interesuar edhe në FSHF për dokumentac­ionin, ndërkohë që mbetet për t'u sqaruar gjoba prej 4 mijë eurosh që ka marrë nga klubi për shkak se humbi avionin në kthim nga Azerbajxha­ni. Drejtori Nexhipi tashmë po mendon për një tjetër sulmues, por ende nuk ka emra konkretë. Drejtuesit kanë diskutuar dje edhe për lojtarët, të cilët nuk kanë më kontratë me klubin. Në stërvitjen e së premtes mungoi Albi Alla, duke dhënë një sinjal të fortë për largim. Mirëpo, në dyshim është edhe qëndrimi i Rustem Hoxhës. Një mes këtij të fundit dhe Allës pritet të largohet. Flamurtari i ka bërë një ofertë zyrtare pogradecar­it, por më parë lojtari duhet të marrë letrat nga Kukësi që të firmosë në Vlorë.

SENATORËT - Mes futbollist­ëve pa kontratë janë edhe senatorët e ekipit, kapiteni Ylli Shameti dhe mesfushori Besar Musolli. Kukësi nuk dëshiron të humbasë dy lojtarët kryesorë, por tashmë jo çdo gjë varet nga klubi. Shameti dhe Musolli kanë oferta nga rivalët e verilindor­ëve në kampionat, por gazeta mëson se presidenti Gjici ka gati kontratat e reja. Flamurtari dhe Tirana janë klubet që po ndjekin me vëmendje situatën e Shametit dhe Musollit, por duken të pakta gjasat janë lojtarët të largohen. Natyrisht kërkesat ekonomike të lojtarëve janë në rritje dhe do të shihet nëse Gjici do të plotësojë dëshirat e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania